“E pamundur të rri në një shtëpi me gruan time. Më mirë në burg,”-kështu është shprehur shqiptari që ka lënë me gojë hapur autoritetet italianë.
Mbrëmjen e të shtunës, një shqiptar, i cili ishte vendosur në masën e sigurisë “arrest shtëpie” në Guidonia Montecelio ka shkuar vetë në Komisariatin e Policisë.
30-vjeçari u shpreh se nuk ishte më në gjendje të përballonte bashkëjetesën e detyruar me gruan e tij dhe për këtë arsye, i acaruar nga situata, preferoi të dilte nga banesa për në burg. Sipas tij, e kishte më për mbarë që ta vuante dënimin pas hekurave.
Duke menduar se bëhej fjalë për ndonjë shaka, efektivët nuk e morën parasysh kërkesën e tij, pork ur verifikuan emrin e vendosën pas hekurave të burgut. Larg të shoqes…