Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë mbrëmjen e djeshme në Durrës, pas kapjes së sasisë së 45.5 kg heroinë. Në pranga kanë rënë Arian Çerma, pronari i kamionit të ngarkuar me krom, ku ishte fshehur sasia e drogës dhe shoferi i mjetit, Olgert Duda.
45.5 kg heroinë e kapur në një kamion në Portin e Durrësit ka qenë e destinuar për 3 marrës të ndryshme dhe për identifikimin e tyre janë përdorur një shirit i zi, një shirit i bardhë dhe një me mbishkrimin banane.
Nga paketimi sasia e drogës nuk kishte një ndarje të barabartë në kg, ku 15 pako kihsin mbishkrimin banane, 7 me kryq të bardhë dhe 21 me shirit të zi.
Droga do të të dërgohej në Bari të Italisë, ndërsa të arrestuarit janë shprehur se nuk kanë dijeni për të.