Komuniteti shqiptar në New York, ka organizuar një protestë kundër projektit të Skavicës. Një grup atdhetarësh do të mblidhen ditën e enjte me datë 4 Nëntorë ora 12:00, adresa: 47 street New York 10017.
Kjo proteste merr shkas për Vendimin e Qeverisë për dhënien me konçesion një firme private të HEC Katundit të Ri (Skavicës).
Ky projekt shkatërron bukuritë natyrore që ndodhen në atë zonë që eshte hartuar projekti barbar.
Komuniteti shqiptar në diasporë, ndjek me kujdes çdo zhvillim që ndhodh në Shqipëri dhe nuk ngurron kurrë të protestojë për vendime dashakeqe që ndërmerren nga politika antishqiptare.