Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko nuk e ka përmbajtur zemërimin ndaj Perëndimit pas akuzave për organizim të qëllimshëm të krizës së refugjatëve në kufirin bjelloruso-polak. Zemërimi i liderit autoritar ka qenë aq i madh aq sa ai ka lëshyer fyerje në adresë të liderëve të Perëndimit gjatë prononcimit për televizionin shtetëror të vendit të tij.
Ju bastardë, të çmendur, doni t’ju mbroj nga emigrantët?”, shpërtheu në sharje Lukashenko.
Mediat e huaja në Europë e kanë konsideruar si “diskredituese” deklaratën e presidentit autoritar të Bjellorusisë. Ditën e djeshme, BE-ja akuzoi kreun e shtetit bjellorus se po tenton të destabilizojë fqinjët polakë dhe lituanezë si dhe gjermaninë duke provokuar një valë të re refugjatësh afganë, iranianë, irakienë, afrikano-veriorë etj. Presidentja e Komisionit Europian të BE-së Ursula von Der Leyen kërkoi që vendosen sanksione ndaj Lukashenkos.
Ditën e djeshme, mëse 1 mijë refugjatë u bllokuan në kufirin bjelloruso-polak. Ata u përzunë me forcë nga shteti bjellorus, ndërsa ushtria dhe policia polake reagoi ashpër ndaj depërtimit të refugjatëve.
Lukashenko po sulmohet ashpër nga Perëndimi për drejtimin autoritar të vendit dhe shkeljet e të drejtavë të njeriut.