Shitja e aksioneve të Teslas me vlerë rreth 5 miliardë nga Elon Musk duket se është vetëm fillimi.
Musk, personi më i pasur në botë dhe aksioneri kryesor i Tesla-s, postoi në Twitter fundjavën e kaluar se do të shiste 10 për qind të aksioneve të tij nëse përdoruesit e platformës së mediave sociale ia miratonim. Disa ditë pasi Musk shiti 5 miliardë dollarë të aksioneve, ose 3 për qind të totalit të zotërimeve të tij, lëvizja e parë e tillë që nga viti 2016, pritet që të shesë edhe të tjera në vazhdim.
CEO i Tesla tha se ai do t’i “përmbahej rezultateve të këtij sondazhi”. Rezultatet ishin 58% në favor të shitjes dhe 42% kundër, duke sugjeruar se ai do të shesë aksionet.
Pavarësisht nga rezultatet e sondazhit, Musk ka të ngjarë të kishte filluar të shesë miliona aksione këtë tremujor. Arsyeja, një faturë tatimore prej më shumë se 15 miliardë dollarësh me të cilën po përballet.