Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e ka konfirmuar që Ilir Dugolli është ambasadori i ri i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kosova e ka ambasadorin në Uashington”, ka thënë Gërvalla në emisionin DPT me Fidanin.
Është e vërtete! Ilir Dugolli është ambasadori ynë në Uashington”.
“Ilir Dugolli është personi të cilin e kemi konsideruar si diplomat me përvojë e i cili mund t’i bëjë ballë gjithë asaj pune”.
Gërvalla shtoi se pakë ditë janë në pyetje derisa Dugolli të udhëtojë për ShBA.