Harbia Al Himiary është gruaja e parë me burke, e cila po thyen barrierat gjinore duke punuar si inxhiniere në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s. Harbia Al Himiary për punën është frymëzuar nga arkitektura e vendlindjes së saj Jemenit. Ajo po qëndron në kry të projektit për të rindërtuar qytetin e lashtë.
Gratë nuk i bashkohen rregullisht kësaj fushe pune. Doja të isha unike në profesionin tim dhe të bashkohesha me një fushë ku mund të thyej barrierat gjinore”, -tha ajo për BBC.
Jemeni ka një shoqëri patriarkale dhe thellësisht konservatore, ku gratë përbëjnë një pjesë të fuqisë punëtore dhe shumica punojnë në bujqësi, industrinë e shërbimeve ose bizneset familjare. Harbia Al Himiary I ka dale kundër kësaj shoqërie pë të vazhduar ëndrrën e saj.