Ish-deputeti i PASOK në Greqi, Stathis Koutmeridis, ka humbur vajzën e tij si pasojë e infektimit me Covid-19. 38-vjeçarja, Parthena Koutmertidou ndodhej në spitalin “Agios Loukas” të Selanikut që prej një muaji, ku po kurohej kundër koronavirusit, ndërsa ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë.
Mjekët arritën t’i nxirrinin foshnjën gjallë me anë të operacionit cezarian pak ditë më pare, por, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ata nuk arritën ta mbanin në jetë nënën e foshnjës.
Dëshira e avokates 38-vjeçare për të pasur një fëmijë, u realizua pas dhjetë vitesh përpjekje, e kombinuar me bindjet e të shoqit. Ajo e shtyu vaksinimin dhe më në fund u kontraktua dhe vdiq po nga virusi.
Pas lindjes së fëmijës, vëllai i saj, bashkëshorti dhe miqtë e ngushtë kërkuan ndihmë për gjak por më kot, pasi e reja ndërroi jetë. Gjinekologu i saj , duke folur për protothema.gr, pohoi se u përpoq, ta bindte të vaksinohej por i shkoi koy. Familja e gruas ka bërë të ditur se 38-vjeçari ka pasur frikë të bëjë vaksinën, se mos dëmtohet fetusi.