Një grua shqiptare banuese në kontenë Bergen, vdiq të hënën pasi u godit nga një automjet teksa po përpiqej të kalonte Route 46 East në Teterboro.
“Fetije Lickollari, 59 vjeç, e cila jetonte në Garfield, u godit rreth orës 15:30. pranë Industrial Avenue” deklaroi për mediat lokale Richard Behrens, shefi i Departamentit të Policisë Moonachie. Lickollari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Mediat vendase raportojnë se në aksidentin ku humbi jetën 59 vjecarja nga Pogradeci është përfshirë këshilltari bashkiak Luis Velez.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesën e përparme të automjetit Chrysler të Velez-it të dëmtuar rëndë. Ai shihet në vendngjarje duke folur me hetuesit.
Velez ka qëndruar në vendngjarje dhe ka bashkëpunuar me hetuesit. Ai nuk akuzohet për ndonjë keqbërje, tha shefi i policisë Richard Behrens.
Shkaku i rrëzimit mbetet nën hetim dhe nuk është ngritur asnjë akuzë, tha shefi i policise.
“Jam thellësisht i pikëlluar për vdekjen e gruas që u përfshi në këtë aksident tragjik”, tha Velez. “Kam bashkëpunuar plotësisht me hetuesit ndërsa ata shqyrtojnë incidentin.”