E Dielë, Janar 29, 2023
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

Më shumë se gjysma e popullsisë në botë ka marrë një dozë/ Një vit nga fillimi i fushatës së vaksinimit anti-COVID

3 Dhjetor 2021, 13:37
in Kryesore, Rajoni dhe Bota
Më shumë se gjysma e popullsisë në botë ka marrë një dozë/ Një vit nga fillimi i fushatës së vaksinimit anti-COVID
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Fushata e vaksinimit kundër koronavirusit në Britani filloi më 8 dhjetor, duke shënuar fillimin e një fushate globale me përmasa historike, një garë e vërtetë me kohën kundër një pandemie vdekjeprurëse.

Një vit më vonë më shumë se gjysma e popullsisë së botës ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.  Por në një kohë kur vendet e pasura kanë filluar të miratojnë dozat e treta, të varfrit janë shumë prapa.  Pabarazitë  kundër koronavirusit vazhdojnë të rriten.

Britanikët ishin të parët që nisën një fushatë masive të imunizimit të popullsisë kundër Covid-19, megjithëse Rusia dhe Kina kishin filluar tashmë të vaksinonin disa grupe njerëzish. Britania fillimisht miratoi vaksinën AstraZeneca dhe Oxford.

Më pas, shumë vende të pasura filluan të vaksinojnë qytetarët e tyre që në dhjetor 2020: SHBA, Kanada dhe Emiratet e Bashkuara Arabe më 14 dhjetor, Arabia Saudite më 17 dhjetor, Izraeli më 19 dhjetor, vendet e BE-së më 27 dhjetor. Vaksina e përdorur ishte kryesisht Pfizer / BioNtech, raporton abcnews.al

Një vit më vonë, më shumë se gjysma e popullsisë së botës (55%), ose më shumë se 4.3 miliardë njerëz, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid-19. Dhe të paktën 44% janë plotësisht të imunizuar (3.4 miliardë njerëz), sipas një raporti të AFP. Gjithsej 8.1 miliardë doza vaksinash janë administruar në mbarë botën. Rreth 20 vaksina kundër Covid janë zhvilluar në kohë rekord, pas zbulimit të rastit të parë në Kinë në fund të vitit 2019.

Përveç AstraZeneca Pfizer, vaksinat më të përdorura janë ato të zhvilluara në SHBA: Johnson & Johnson dhe Moderna, kineze Sinopharm dhe Sinovac, si edhe Sputnik V. Edhe pse që nga qershori 2021 pothuajse të gjitha vendet kanë marrë vaksina kundër Covid-19, fushatat e imunizimit janë më të ngadalta në vendet e varfra për shkak të mungesës së dozave. Mekanizmi COVAX, i cili synon të sigurojë akses të barabartë në vaksinat kundër Covid-19, dërgoi vaksinat e para në shkurt në Ganë.

Por me furnizimet e vaksinave të detyruara të konkurrojnë me vendet që janë të gatshme të paguajnë një çmim të lartë për të blerë vaksina, COVAX ka arritur deri më tani të dërgojë rreth 600 milionë doza në 144 vende ose rajone, larg objektivit të tij fillestar.

Deri më tani, vendet me të ardhura të ulëta kanë marrë 9 doza vaksine për 100 banorë, sipas Bankës Botërore. Për krahasim, mesatarja globale është 104 doza për 200 persona, ndërsa shkalla në vendet e pasura arrin në 149 doza. Afrika është kontinenti me më pak vaksina, me 18 doza për 100 banorë, raporton abcnews.al

Midis 50 vendeve që kanë imunizuar përqindjen më të madhe të popullsisë së tyre, 39 janë vende me të ardhura të larta, me Emiratet e Bashkuara Arabe të parat, ku nëntë nga dhjetë persona janë të imunizuar plotësisht. Më pas vjen Portugalia (87%), Singapori (86%), Katari (85%), Kili dhe Malta (84%), Kuba (81%), Koreja e Jugut dhe Kamboxhia (80%).

Edhe pse ishin të parat që nisën fushatën e imunizimit, Britania, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë aktualisht normat më të ulëta të vaksinimit me 68%, 67% dhe 60% respektivisht. Burundi dhe Republika e Kongos janë vendet me shkallën më të ulët të vaksinimit, më pak se 0.1%. Eritrea dhe Koreja e Veriut janë të vetmet vende që nuk kanë vaksinuar asnjë nga qytetarët e tyre.

BE dhe Amerika e Veriut kanë miratuar tashmë dozat përforcuese. Madje shumica kanë miratuar vaksinimin e adoleshentëve të moshës 12 deri në 17 vjeç. Disa, si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Izraeli, Kili, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuba, Kamboxhia dhe Venezuela, kanë miratuar vaksinimin e fëmijëve  nën 12 vjeç.

Ndër vendet e BE-së, Austria miratoi vaksinën Pfizer për fëmijët mbi 5 vjeç në mes të nëntorit, ndërsa Agjencia Europiane e Barnave (EMA) e miratoi atë disa ditë më vonë./abcnews.al

Posti Mëparshëm

Kjo është e rëndë për Messin, do t’i rrafshohet hoteli 30 milionë euro në Barcelonë

Posti tjetër

Jeff Bezos me vilë të re 78 milionë dollarëshe në parajsën e sërfit

Të Ngjashme

ANALIZA/ Ukrainë-Rusi, fqinjësi problematike. Tani që pushtimi në shkurt është një “mundësi e qartë”, një çështje urgjente….
Rajoni dhe Bota

“Forcat ruse janë shumë të dobëta për të parandaluar sulmet ukrainase”

17 Shtator 2022, 19:01
Zgjerohet harta e luftës/ Përleshje në kufirin e këtyre dy shteteve që Rusia ka lidhje të ngushta, dhjetëra të vdekur
Kryesore

Zgjerohet harta e luftës/ Përleshje në kufirin e këtyre dy shteteve që Rusia ka lidhje të ngushta, dhjetëra të vdekur

17 Shtator 2022, 18:42
Dy të vrarë dhe 11 të plagosur nga bombardimet ruse në Donetsk
Rajoni dhe Bota

Dy të vrarë dhe 11 të plagosur nga bombardimet ruse në Donetsk

17 Shtator 2022, 18:18
Posti tjetër
Jeff Bezos me vilë të re 78 milionë dollarëshe në parajsën e sërfit

Jeff Bezos me vilë të re 78 milionë dollarëshe në parajsën e sërfit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit

FOTO/ Të gjitha të fshehtat e marrëdhënies së ndërlikuar mes Mbretëreshës Elizabeth dhe Princeshës Diana

Sulme me thikë në Kanada/ Të paktë 10 persona të vrarë, autorët ende në arrati! Autoritetet këshillojnë banorët të qëndrojnë në shtëpi

‘Bllokoi fillimin e negociatave’/ Bullgaria kritika Ramës: Sjellje e pahijshme e një kryeministri të një vendi kandidat për në BE

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr