Bill Gates dihet se publikon një listë librash për çdo sezon. Mediat e huaja shkruajnë se edhe për këtë sezon festash Gates ka listen me pesë librat më të mirë për pushimet e dimrit.
Bill Gates publikon një listë melibra çdo sezon duke u bazuar në faktin se leximi zgjeron njohuritë për botën. Ai kishte nxjerrë një listë gjatë verës, dhe tani ai publikoi një listë tjetër për këtë sezon pushimesh.
Pesë librat e rekomanduar nga Bill Gates:
Një mijë trurë: Një teori e re e inteligjencës nga Jeff Hawkins
“Nga të gjithë temat rreth të cilave kam qenë duke mësuar kohët e fundit, njëra dallon për nga kompleksiteti i saj befasues, të kuptuarit se si qelizat dhe urat lidhëse në trurin tonë prodhojnë vetëdijen dhe mundësinë për të mësuar”, -shkruan Gates.
“Dëshifruesja e Kodit Jennifer Doudna, Modifikimi i gjeneve dhe e ardhmja e njerëzimit”
Në vitin 2012, biokimistja, Jennifer Doudna, dhe kolegët e saj zbuluan mjetin CRISPR, një formë të ‘gërshërëve gjenetike’ të cilat transformuan shkencën e modifikimit të gjeneve. Libri i Walter Isaacson tregon historinë e vërtetë të këtij zbulimi shkencor dhe shpjegon natyrën e tij premtuese por edhe sfidat që na kanosen si pasojë.
“Hamnet”, nga Maggie O’Farrell
“Hamnet”, i cili fitoi Çmimin Libri më i Mirë Artistik i vitit nga National Book Critics, nis me një fakt nga jeta reale e William Shekspir, disa vite para se ai të shkruante Hamlet-in, djali i tij 11-vjeçar, Hamnet, u nda nga jeta. Pa e përmendur emrin Shekspir, O’Farrell eksploron mënyrat se si ditët para vdekjes së Hamnet-të, mund të kenë ndikuar mbi shfaqjen e famshme teatrale.
Klara dhe dielli nga Kazuo Ishiguro
“Më pëlqen vërtetë një histori e bukur me robotë,”- shkruan Gates. Romani më i ri nga Kazuo Ishiguro tregon historinë e një roboti me emrin Klara, i cili është programuar për të qenë empatik, dhe që vepron si një ‘mik artificial’ ndaj një fëmije të sëmurë. Libri, në vetën e parë, përmban historinë e rrëfyer nga këndvështrimi i këtij roboti
Projekti Hail Mary nga Andy Weir
Weir, autori i ‘The Martian’, ka shkruar një roman të ri fantastiko-shkencor rreth një mësuesi shkence gjimnazi, i cili zgjohet një ditë në një sistem të ri diellor.