Një tjetër lëkundje e fortë tërmeti ka tronditur Greqinë. Sipas mediave fqinje, mësohet se tërmeti ka goditur zonën e Arkalochorit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë në të gjithë zonën rajonale Heraklion.
Referuar të dhënave të Institutit Gjeodinamik grek, tërmeti ka ndodhur pak pas orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme dhe ka qenë me magnitudë 4.1 Rihter, ndërkohë që epiqendra e tërmetit ishte 2 km në lindje të Arkalochorit ndërsa thellësia fokale u vlerësua në 5 km.