Ndrrimi i mot-moteve në Bujanoc, ka kaluar pa asnjë incident gjatë festimit, respektivisht pa asnjë të lënduar nga mjetet piroteknike, bëjnë të ditur nga Emergjenca e Shtëpisë së shendetit në Bujanoc.
”Jo, nuk kemi pranuar asnjë rast me lëndime nga shpërthimi i mjeteve piroteknike” – deklaruajnë shkurtimit për LUGINALAJM, stafi i emergjencës.
Megjithate, pak para orës 00:00, Emergjenca e Bujanocit u vizitua nga kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi dhe drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit, Dalliborka Pavlloviq, të cilët u informuan për gatishmërinë e stafit mjekësor për ti dal në ndihmë qytetarëve./