Menjëherë pas ngjarjes së rëndë në Tiranë, ku 1 person u vra dhe tre të tjerë u plagosën në “Don Bosko”, ka shkuar në lokalin ku ndodhi kasaphana, gruaja e viktimës.
Ky moment rrëqethës është kapur nga Dosja në Don Bosko, ku u qëllua më kallashnikov brenda një lokali.
Si pasojë u plagosën tre persona ndërsa një tjetër ndërroi jetë në vend. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe gruaja e viktimës, e cila kërkon ngushëllim nga i vëllai, por në mes janë efektivët e Policisë që ruajnë zonën e krimit.
“Prit se po vij aty!,”-thotë personi në pamje, ndërsa efektivët ende ndërhyjnë për ta mbajtur në vend pa lëvizur.
Ndërsa në këtë koment afrohet oficerja që qëndronte me gruan e viktimës, e cila gjithashtu lëshon një thirrje: O komandant lëre! Në fund, të dy largohen nga skena e krimit.