Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç pritet që të propozojë formimin e një qeverie të re që do të ketë më shumë mbështetje se 41 deputetë. Mediat e huaja raportojnë se qëllimi i Abazoviçit është që të gjithë deputetëve të Kuvendit të Malit të Zi t’u ofrojë formimin e një pushteti të ri ekzekutiv në të cilin nuk do të kishte vend për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të përfaqësuesve të PDS dhe Frontit Demokratik.
Në thelb, është një koncept i një qeverie të pakicës që do të mbështetej nga të gjitha partitë apo koalicionet parlamentare që trashëgojnë idetë e integrimit euroatlantik në parimet e tyre programore.
Për momentin, nuk është e qartë nëse do të shpallet oferta për qeverinë e pakicës, kush do ta mbështesë iniciativën për mosbesimin e kabinetit të kryeministrit Zdravko Krivokapiq, por edhe cilat grupe politike do të mbështesin zgjedhjen e qeverisë së re.