Shkretëtira e Saharasë është si rrallë herë mbuluar nga dëbora pasi temperatura ranë nën zero. Ky është një fenomen shumë i rrallë, pasi temperaturat aty janë shumë të larta gjatë gjithë vitit.
![FOTO | Fenomen i rrallë në Sahara, dëbora mbulon shkretëtirën](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2022/01/sahara-debore-1024x607.png.webp)
Ka qenë fotografi Karim Bouchetata, i cili ka fiksuar disa imazhe nga Saharaja e mbuluar me dëborë, dhe pamjet janë përhapur në të gjithë botën.
![FOTO | Fenomen i rrallë në Sahara, dëbora mbulon shkretëtirën](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2022/01/sahara-debore1-1024x626.png.webp)
Kjo është vetëm hera e pestë në 42 vitet e fundit që është parë borë mbi këtë shkretëtirë. Më herët, dëbora ka mbuluar Saharanë dhe në vitin 1979, 2016, 2018 dhe 2021.
![FOTO | Fenomen i rrallë në Sahara, dëbora mbulon shkretëtirën](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2022/01/Sahara-deboree-1024x611.png.webp)
Shkretëtira e Saharasë përbën pjesën më të madhe të Afrikës Veriore dhe ka pasur disa herë ndryshime të temperaturës dhe lagështirës në qindra mijëra vitet e fundit.