Zgjedhjet e pjesshme vendore për 6 bashkitë pa kryetarë do të mbahen më 6 Mars. Presidenti Ilir Meta ka dekretuar datën mëngjesin e sotëm. Meta thotë se uron që ky proces të jetë shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë.
“Të dashur qytetarë, Sapo dekretova caktimin e datës 6 mars 2022, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë. Uroj që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë”, shkruan Meta.
![bashkite, data, dekreti, kryesore, Meta, zgjedhjet Meta dekreton datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore për bashkitë pa kryetarë](https://abcnews.al/wp-content/uploads/2022/01/272147637_476100710551836_5502307449547608545_n-640x853.jpg)
![bashkite, data, dekreti, kryesore, Meta, zgjedhjet Meta dekreton datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore për bashkitë pa kryetarë](https://abcnews.al/wp-content/uploads/2022/01/272158688_476100763885164_5497884707369251353_n-640x867.jpg)
Presidenti Meta ka dekretuar të enjten, më datë 20 janar caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.