Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti pritet të bëjnë sot homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, me rastin e 16-vjetorit të vdekjes së tij. Sipas njoftimit të Presidencës kosovare, ata do të bëjnë homazhe në orën 11:00.
Njoftimi i Presidencës së Kosovës:
“Sot më 21 janar 2022, në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, bëjnë homazhe te varri i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, në 16 vjetorin e vdekjes”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.