E Hënë, Shtator 25, 2023
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

Tri doza vaksine për të kaluar kufirin, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kundërshtojnë ashpër vendimin e Kosovës

24 Janar 2022, 18:42
in Kryesore, Kosovë, Maqedoni, Shqipëri
Zgjedhje në pandemi/ Të gjitha rregullat në qendrat e votimit, distancë sociale, dezinfektues dhe një person përgjegjës për masat anti COVID
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Qytetarët e Kukësit do të protestojnë sot në pikën kufitare në Morinë, kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës, që askush nuk mund të hyjë në Kosovë pa pasur dëshminë e vaksinimit me të tri dozat e vaksinës. Kundër këtij vendimi ka dale edhe Maqedonia e Veriut, duke kërkuar rishqyrtim urgjent të vendimit. Nga Qeveria e Kosovës kanë treguar se nuk pritet ta rishikojnë këtë vendim deri më 4 shkurt.

Nga dita e shtunë në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja Anti-COVID. Me masat e reja parashihet që çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë: Certifikatën e vaksinimit me tri doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe dozë përforcuese) kundër COVID-19, ose certifikatën e vaksinimit me dy doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19.

Tri doza të vaksinës do t’u kërkohen edhe qytetarëve që hyjnë në vend nga shtetet e rajonit, përfshirë këtu edhe nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut.

Kundër këtij vendimi kanë dalë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Sot, qytetarët e Kukësit do të protestojnë sot në pikën kufitare në Morinë, kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës.

“Njoftohen të gjithë banorët e rrethit të Kukësit se më datë 24.01.2022 në orën 10 do të zhvillohet një grevë paqësore pranë doganës së Morinit. Për arsye të heqjes së pengesave të lëvizjes së lirë të shtetasve shqiptarë nga ana e Qeverisë së Kosovës. kërkojmë mbështetjen e të gjithëve pasi nuk është protestë politike por paqësore në shërbim të komunitetit”, ka njoftuar organizatori i kësaj proteste Rakip Matmuja.

Kurse, zëvendësministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Ilir Hasani ka thënë se kufizimi i lëvizjes mes Kosovës dhe Maqedonisë epidemiologjikisht nuk ka asnjë peshë për momentin.

Ai është shprehur se nuk po arrin të kuptoj veprimin e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi,

Tutje Hasani ka thënë se Latifi duhet të rishqyrtoj urgjentisht vendimin e marrë.

“ Me shumë vështirësi dhe mezi e bëmë hapjen e kufirit, pas kufizimeve të para që ishin vendosur në fillim të pandemisë. Një vendim i tillë i kufizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve tanë, kur tan bota fillon ti tërheq kufizimet dhe certifikatat, do reflektoj në  vështirësi të panevojshme në plan ekonomik, social, shpirtnor, etj. Ministër, kolegu im Latifi, respekt si profesionist që je, por vendimin duhet ta rishqyrtojsh urgjentisht.”, ka shkruar ai ditën e djeshme në rrjetin e tij social Facebook.

Ndërsa, kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se vendimi i marrë nga Qeveria e Kosovës në lidhje me masat Anti-COVID, ka vështirësuar dukshëm lirinë e lëvizjes së qytetarëve të Komunës së Preshevës.

Ajo ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të rishqyrtojë vendimin e marrë dhe ta plotësojë atë drejt lehtësimit të lirisë së lëvizjes së qytetarëve.

Edhe anëtari i Kryesisë PDK-së, Adri Nurellari, ka reaguar  ashpër ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës, e cila ka vendosur që mos t’i lejoj qytetarët e Shqipërisë të hyjnë në Kosovë pa test PCR pavarësisht nëse i kanë dy doza të vaksinimit.

Nurellari tha se Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti përsëriti skenat e dhimbshme dhe poshtëruese të kthimit në kufi të qytetarëve Republikës së Shqipërisë.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Partia populiste Vetëvendosja dhe lideri i saj karizmatik Kurti e ka ndërtuar karrierën opozitare duke u thirrur në bashkim kombëtar, mirëpo kur është në pushtet bën krejt të kundërtën përkundrejt bashkëkombasve.

“Kjo është një kërkesë e tepërt dhe e paarsyeshme pasi si Kosova ashtu edhe Shqipëria, vaksinën e tretë kanë nisur ta administrojnë në fillim të dhjetorit, pra vetëm para pak javësh. Pra edhe po të donin qytetarët që ta merrnin dozën e tretë, do e kishin të pamundur sepse nuk kanë kaluar mjaftueshëm muaj nga doza e dytë. Ky vendim është përseritje e sjelljes së njëjtë shpërfillësie ndaj Republikës së Shqipërisë gjatë mandatit të parë qeverisës të Kurtit dy vjet më parë”, ka shkruar ai.

Nga Qeveria e Kosovës kanë treguar se nuk pritet ta rishikojnë këtë vendim deri më 4 shkurt kur dhe do të vlerësohet efekti epidemiologjik i masave.

Sipas tyre këto masa janë marrë në mbrojtje të mospërhapjes së variantit omicron, ku përveç kufizimeve në kufi kanë shtuar orën policore në gjithë vendin nga ora 22:00-05:00.

“Nga kjo masë lirohen shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë territorit në 12 orët e fundit dhe të njëjtit nëse kanë nga dy doza vaksinash në të kthyer në vendlindje nuk kanë nevojë për test PCR. Nëse të njëjtit vonohen më shumë se 12 orë jashtë Kosovës, në të kthyer duhet të mbahen 7 ditë në karantinë në kushte shtëpiake. Gjithashtu nga kjo masë lirohen shtetasit e huaj që tranzitojnë përmes territorit të Kosovës brenda tri orësh, si dhe personat nën moshën 12 vjeçare”.

Qeveria e Kosovës i ka miratuar masat e reja anti-COVID. Kufizimi i lëvizjes do të jetë nga ora 22:00 deri në orën 05:00, nga ora 00:00, që ishte në fuqi deri tani.

Me masat e reja, cilido person që hyn në Kosovë duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit me tri doza, ose edhe me dy doza, por me një test PCR të 48 orëve të fundit. Nga kjo kërkesë lirohen ata që hyjnë transit, diplomatët e huaj, fëmijët nën 12-vjeç, e ata që kanë dëshmi mjekësore se janë të liruar nga vaksinimi.

Përjashtim bëjnë edhe shtetasit e Kosovës që s’kanë dy doza të vaksinës, por ata duhet të karantinohen në shtëpi për shtatë ditë. Të gjithë punonjësve të institucioneve publike do t’u kërkohet certifikata me të paktën dy doza. Procesi mësimor do të zhvillohet siç është bërë deri tani. Pensionistët vazhdojnë të jenë të liruar nga paraqitja e rregullt./Monitor

Posti Mëparshëm

“Ndër më të fuqishmit, brutalë e të pamëshirshëm”/ Zbërthehet karteli shqiptar, sherret mes tyre që po marrin jetë për kontrollin e të ‘bardhës’

Posti tjetër

NATO forca shtesë në lindje, Irlanda refuzon stërvitjet e Rusisë pranë brigjeve të saj

Të Ngjashme

Përmbytet anija me 400 emigrantë në ujërat e Greqisë/ Kapiteni braktis mjetin e lundrimit
Kryesore

Përmbytet anija me 400 emigrantë në ujërat e Greqisë/ Kapiteni braktis mjetin e lundrimit

10 Prill 2023, 4:31
Franca në flakë nga protestat, ministrja pozon për Playboy
Kryesore

Franca në flakë nga protestat, ministrja pozon për Playboy

10 Prill 2023, 4:22
Pse xhamia Al-Aksa është një pikë e nxehtë në konfliktin Izrael-Palestinë?
Kryesore

Pse xhamia Al-Aksa është një pikë e nxehtë në konfliktin Izrael-Palestinë?

10 Prill 2023, 4:20
Posti tjetër
NATO forca shtesë në lindje, Irlanda refuzon stërvitjet e Rusisë pranë brigjeve të saj

NATO forca shtesë në lindje, Irlanda refuzon stërvitjet e Rusisë pranë brigjeve të saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

FOTO/ Kush është njeriu që ka “stresuar” miliarderët e botës, Elon Musk, Bill Gates e Jeff Bezos

FOTO/ Shkëmbi i kuq që “ngrihet nga hiçi” dhe ishulli Kangur, dy vendet që duhet t’i vizitoni patjetër

Rusia akuzon zyrtarisht gazetarin amerikan për spiunazh

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr