Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd ku humbën jetën tre persona. Sipas bluve automjeti u po udhëtonte familja nga Kukësi është përplasur me një Ford që drejtohej nga Sajmir Gjuzi, banues në Floq, Librazhd. Hetimet në lidhje me këtë ngjarje po vijojnë ende.
“Më datë 01.02.2022, rreth orës 09:10, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin S. GJ., 32 vjeç, banues në fshatin Floq, Librazhd, është përplasur me mjetin tip “Benz”, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Shkumbin.
Shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, bashkë me shërbimet e zjarrfikëses.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur rëndë shtetasit A. H., rreth 20 vjeçe dhe E. K., rreth 10 vjeç, të cilat janë transportuar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore.
Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe të punonjësve të Policisë, në kushte shumë të vështira, pas disa orësh u bë e mundur që të nxirren pa jetë nga mjeti që kishte rënë në mes të lumit, shtetasit E. K., 52 vjeç, E. K., 34 vjeçe dhe E. S., 18 vjeç.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit”, njofton policia.
Ndihmën e parë familjes fatkeqe nga Kukësi që përfundoi në lumin Shkumbin paraditen e sotme ia kanë dhënë banorët e zonës por vetëm dy prej tyre u nxorën të gjallë. Një prej tyre tregon se kanë arritur të nxjerrin djalin që i mbijetoi tragjedisë për shkak të peshës së lehtë. Ai shprehet se është hera e tretë që ndodh një aksident këtë vend, ndërsa shtoi se barriera mbrojtëse ishte prishur prej dy muajsh. Sipas banorëve familja ishte nisur për ne Korçë.