Modelja Beniada Nishani pas spektalit ka këshilluar moderatoren Einxhel Shkira, për mënyrën si ajo reagoi ndaj aktorit Donald Veshaj. Sipas Beniadës, Einxheli nuk duhet të arrinte deri në ofendime personale , ndërsa balerini Ilir Shaqiri komenton se Donaldi është kapur dhe me të vazhdimisht.
Biseda mes tyre
Beniada: Mua smë pëlqen kur debatet fillojnë me ofendime, kjo është gjëja që nuk pëlqej. Ti mund të arseyetosh shumë mirë, mund të tregosh histori pa arritur tek ofendimet personale. Jo unë e di cfarë ka bërë ajo ,unë e di cfarë ka bërë ai , ti je kshu ti je kshu.
Einxhel: Amore, dikush më akuzoi se ti je një person i patalentuar, si një person jokorekt.
Beniada: Ok, ti e ke treguar talentin tat.
Iliri: Ku deri dje, u hidhte kundra meje se i thash një fjalë, edhe ka pretenduar gjatë gjithë kohës përse nuk e vazhdove këtë muhabet.
Einxhel: Po.
Beniada: Ti e di shumë mirë atë muhabet, ti e di shumë mirë se je e talentuar, e di shumë mirë se je një vajzë e shkathët, se jo kot je këtu.
Einxhel: Po, pra.
Mbrëmjen e djeshme gjatë spektalit në Big Brother Vip, Einxhel dhe Donald, patën një debat të fortë për një zënk që ka ndodhur mes tyre jashtë shtëpisë.