Në një kohë kur shoqëria greke është tronditur nga zhvillimet rreth vrasjes së 19-vjeçarit Alkis Kampanos, një tjetër rast i dhunës mbi tifozët është bërë publik.
ERT nxori një video-dokumentar ku regjistrohet sulmi i të rinjve ndaj një tifozi të ekipit kundërshtar, të cilin e godasin pa mëshirë me çekiç në kokë para së bijës. Tifozët sulmojnë shoferin e një makine të parkuar, jashtë një palestre në Kalkidë, natën e 31 janarit.
Siç shihet në video, ata hapin derën, dhe para syve të vajzës së tij të mitur e cila është ulur në sediljet e pasme, godasin tifozin e Olimpiakos, e nxjerrin nga automjeti dhe e godasin me çekiç në kokë.
Autoritetet greke kanë nisur hetim për ngjarjen e rëndë.