Tabloidi britanik “Daily Mail” ka lëshuar alarmin se lufta në Ukrainë do të hyjë sot, më 25 shkurt në ditën e saj më të keqe, pasi sipas informacioneve që disponojnë burimet zyrtare qeveritare britanike, tanket ruse do të godasin kryeqytetin e Ukrainës sot.
Inteligjenca amerikane ka paralajmëruar se plani i Vladimir Putinit është për të dërguar 10,000 ushtarë parashutistë për të rrëzuar qeverinë e Ukrainës.
Më herët inteligjenca amerikane tha se objektivi tashmë që lufta ka nisur është Presidenti i Ukrainës.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyi ka thënë se Rusia ka rinisur sulmet me raketa në orën 04:00 më 25 shkurt.
Ai ka thënë se 137 civilë dhe pjesëtarë të ushtrisë janë vrarë nga sulmet ruse më 24 shkurt.
Ushtria ukrainase ka raportuar luftime të mëdha në zonën Ivankiv, rreth 60 kilometra në veriperëndim të Kievit.
“Dita më e rëndë do të jetë sot. Plani i armikut është të arrijë me tanke nga Ivankiv dhe Çernihiv në Kiev”, ka thënë këshilltar i Ministrisë së Brendshme ukrainase, Anton Gerashchenko në një postim në Telegram.