Mediat gjermane aludojnë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është fshehur. BILD raporton se Putin nuk ndodhet më në Kremlin e se është fshehur në Urale.
Sipas shërbimit sekret ukrainas dhe qarqeve të qeverisë gjermane, Putin thuhet se është i fshehur në një bunker në Urale. Më tej thuhet se ai nuk do të lejonte që miqtë e tij oligarkë të largoheshin nga vendi. Ai madje u hoqi avionët privatë, në mënyrë që ata të mos largohen nga vendi.
Nuk dihet nëse ky informacion ëshrë tërësisht i vërtetë mirëpo duhet thënë se Putin ende nuk ka bërë asnjë dalje publike. Madje as sot nuk do të jetë i pranishëm në mbledhjen e përbashkët me Ukrainën në Bjellorusi.