E Enjte, Shtator 28, 2023
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

“Putin ia bëri vetes”/ Flet ekspertja që parashikoi rënien e Bashkimit Sovjetik: Nënvlerësimi i Ukrainës do t’i kushtojë shtrenjtë

2 Mars 2022, 17:17
in Kryesore, Rajoni dhe Bota
“Putin ia bëri vetes”/ Flet ekspertja që parashikoi rënien e Bashkimit Sovjetik: Nënvlerësimi i Ukrainës do t’i kushtojë shtrenjtë
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Nga Stefano Montefiori

Korrespodent i së përditshmes “Corriere Della Sera” në Paris

“Jam e habitur nga zgjedhja e Putin-it, e cila është krejtësisht joproduktive. Rusia është një fuqi euroaziatike, ai donte të forconte anën evropiane dhe po ndodh e kundërta, refuzohet dhe do t’i duhet vetëm të drejtohet më tej në Lindje, drejt Azisë dhe Kinës, të cilat do të përfitojnë nga një Rusi e dobësuar. Putin-i është në regres të plotë dhe shumë në Rusi janë të bindur se ai nuk do të jetë në gjendje të qëndrojë në pushtet për një kohë të gjatë. Diçka po lëviz, edhe nëse kjo do të dojë kohë. Putin ia bëri vetes”.

A po e tradhton Putin-in pikëpamja e shtrembëruar e historisë?

Po, sepse përveçse mendoi dhe tha disa falsitete absolute historike, si për shembull fakti që Ukraina nuk do të ekzistonte si komb, sepse ka qenë Rusi, ai u kthye në epokën e carëve dhe në atë që mendohej për Ukrainën në atë kohë.

Dhe çfarë mendonin carët e Ukrainës?

Më duket se Putin-i i nënvlerësoi ukrainasit, siç bënë carët, mendoi se mund t’i pushtonte brenda disa orësh. Ai nuk e kuptoi se Ukraina është moderne, ka dëshirë të jetë në Perëndim dhe e gatshme për të rezistuar. Edhe forcat ushtarake të përdorura deri më tani e tregojnë këtë mendim: nuk mund të mendohet pushtimi i një vendi prej 40 milionë banorësh pa hedhur në fushëbetejë gjithë peshën e një ushtrie imponuese. Ai besonte se mund të luante duke kursyer, por e kishte gabim.

Ju e keni ndjekur Putin-in për dekada. Si i shpjegoni këto gabime vlerësimi?

Nga njëra anë, ai ishte ndoshta i bindur se nuk do të gjente pengesa të mëdha, siç ka qenë gjithmonë nga viti 2008 e deri më sot: Gjeorgjia, më pas Donbass, Krimea… Mendonte se do t’i ecte edhe me të gjithë Ukrainën. Më pas duhet të shqyrtojmë gjestet, do të isha kurioze të dija se çfarë mendojnë ekspertët, mjekët. Ai është gjithnjë e më i vetmuar dhe i fiksuar pas COVID-it. Tavolina shumë e gjatë ishte një mënyrë për ta bërë Macron-in të ndihej në siklet, sigurisht, por frika e tij nga virusi është e vërtetë dhe paranojake. Ai duket si një tjetër njeri.

Çfarë do të thotë që ai duket si “një tjetër njeri”?

Ishte ai që u trajnua në BRSS, ai ishte një zyrtar sovjetik i KGB-së në Gjermaninë Lindore, por pas vitit 1991 ai u hap me botën, pati mundësinë të rritej, të shihte realitete të tjera. Tani kthehet prapa, kthehet në kohë, prandaj insistoj në çështjen psikologjike, në regres.

Duke parë imazhet e të rinjve moskovitë të rreshtuar në bankomate, të krijohet përshtypja sikur sheh qytetarë evropianë, të njëjtat veshje, të njëjtat gjeste, të njëjtët smartphone. Si mund të ketë mbi ta influencë propaganda e Putin-it, fjalimet për të kaluarën cariste dhe përkushtimi ndaj Kishës Ortodokse?

Kjo është gjithashtu një shenjë e regresionit të tij. Putin-i ndoshta mund të kontrollojë TV-në, por jo internetin.
Në fund të fundit, në tranzicionin nga komunizmi në ekonominë e tregut, Putin ishte në gjendje të garantonte një mirëqenie të caktuar të paktën në metropole, shumë qytetarë të Moskës e vlerësojnë për këtë. Por tani ai është kthyer në një njeri të së shkuarës, ai nuk i kupton teknologjitë e reja. Edhe pse, në të kaluarën ruse, kishte modele që mund ta kishin frymëzuar atë.

Cilin?

Kishte një fazë në të cilën Putin shkoi të takonte Solgenitsi-n dhe pati bisedë me të. Dhe Solgenitsi i tha atij se sundimtari më i madh rus i shekullit të nëntëmbëdhjetë ishte Aleksandri III. I vetmi që nuk donte të pushtonte territore të reja. Rusia është e pamasë, Lindja siberiane është një vend i pafund, ku tashmë mund të shohësh porozitetin me Kinën. Gjilpëra e peshores do të zhvendoset në pjesën aziatike të Rusisë, pikërisht atë që Putin-i donte të shmangte.

Pse ngjall kërcënimin atomik?

Sepse shikon prapa dhe, në këtë rast, kthehet në epokën e Luftës së Ftohtë.

Posti Mëparshëm

SANKSIONET/ Oligarku rus Abramovich, mik i Putinit përpiqet të shpëtojë pronat në Londër

Posti tjetër

Paralajmërimi i ekspertes amerikane: Putin do e shtypte butonin për luftë barthamore

Të Ngjashme

Përmbytet anija me 400 emigrantë në ujërat e Greqisë/ Kapiteni braktis mjetin e lundrimit
Kryesore

Përmbytet anija me 400 emigrantë në ujërat e Greqisë/ Kapiteni braktis mjetin e lundrimit

10 Prill 2023, 4:31
Franca në flakë nga protestat, ministrja pozon për Playboy
Kryesore

Franca në flakë nga protestat, ministrja pozon për Playboy

10 Prill 2023, 4:22
Pse xhamia Al-Aksa është një pikë e nxehtë në konfliktin Izrael-Palestinë?
Kryesore

Pse xhamia Al-Aksa është një pikë e nxehtë në konfliktin Izrael-Palestinë?

10 Prill 2023, 4:20
Posti tjetër
Paralajmërimi i ekspertes amerikane: Putin do e shtypte butonin për luftë barthamore

Paralajmërimi i ekspertes amerikane: Putin do e shtypte butonin për luftë barthamore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

FOTO/ Kush është njeriu që ka “stresuar” miliarderët e botës, Elon Musk, Bill Gates e Jeff Bezos

FOTO/ Shkëmbi i kuq që “ngrihet nga hiçi” dhe ishulli Kangur, dy vendet që duhet t’i vizitoni patjetër

Rusia akuzon zyrtarisht gazetarin amerikan për spiunazh

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr