E Enjte, Shtator 28, 2023
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

S’ndalet Euro, kalon 127 lekë/ Në një javë është mbiçmuar me 4.7%. Rekord i ri për dy vitet e fundit

9 Mars 2022, 11:33
in Kryesore, Shqipëri
Këmbimin Valutor, 17 mars 2021
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Euro u forcua përsëri me ritme të shpejta në kursin e këmbimit me lekun ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 127.08 lekë, në rritje me 2.5 pikë krahasuar me ditën e hënë. Në harkun e një javë, euro është mbiçmuar me 4.7% ndaj lekut dhe ka shënuar një rekord të ri për dy vitet e fundit. Tendenca e forcimit të euros është e ngjashme me atë që u shënua në fund të marsit 2020. Në atë rast faktori që nxiti zhvlerësimin e monedhës vendase kishte qenë pandemia, ndërsa në këtë rast shtysa ka qenë lufta në Ukrainë dhe pasojat e rënda që ajo po sjell në tregjet e lëndëve të para.

Shtrenjtimi i naftës, energjisë dhe produkteve ushqimore po ndjehet edhe në Shqipëri, i përkthyer në shtrenjtim të importit të tyre, por edhe një lloj nxitimi për të krijuar rezerva, duke marrë në konsideratë periudhën e trazuar ku ndodhen tregjet dhe pritshmëritë pesimiste për të ardhmen. Ekspertët mendojnë se tregu i këmbimeve valutore është përfshirë tashmë edhe nga një lloj paniku, që po nxit më tej kërkesën për të blerë euro, pikërisht për shkak të forcimit të shpejtë të valutës europiane.

Një mbiçmim i shpejtë i euros përfaqëson një faktor shtesë rreziku në raport me inflacionin në rritje që po godet ekonominë. Duke qenë se Shqipëria i importon shumicën e mallrave të konsumit dhe duke qenë se euro është monedha kryesore në të cilën blihen këto mallra, një nënçmim i lekut kundrejt saj do të prodhojë një efekt inflacionist shtesë në ekonomi. Deri para dy javësh, Banka e Shqipërisë i qëndronte projeksionit bazë për një inflacion kalimtar që do të fillohej të zbehej në gjysmën e dytë të këtij viti. Lufta në Europën Lindore e ka bërë tashmë shumë më të madh rrezikun inflacionist dhe pasigurinë për të ardhmen.

Ekonomia shqiptare ka një pozicion të jashtëm deficitar në mallra dhe shërbime, ndaj në terma neto një nënçmim i monedhës prodhon efekt negativ, të shprehur në zgjerimin e deficitit të llogarisë korrente. Importuesit kanë kosto më të mëdha të blerjes së mallrave dhe shërbimeve jashtë vendit, ndërsa përfitues janë eksportuesit e mallrave dhe shërbimeve, që shesin në euro, por që i kanë shumicën e shpenzimeve në lekë. Sidoqoftë, edhe për ato subjekte që kanë të ardhura në euro, përfitimi është marxhinal, për shkak të efektit inflacionist shtesë që sjell një mbiçmim i shpejtë i monedhës europiane.

Nga ana tjetër, një forcim i shpejtë i euros mund të jetë burim rreziqesh edhe për sektorin financiar, ku një pjesë e mirë e kredisë është e ekspozuar ndaj rrezikut të kursit të këmbimit. Sipas Bankës së Shqipërisë afërsisht gjysma e portofolit të kredisë për ekonominë është në valutë të huaj, ndërsa 37% e kredisë në valutë (më pak se 20% e kredisë totale) është e ekspozuar ndaj rrezikut të kursit të këmbimit. Huamarrësit në euro me të ardhura në lekë janë ata që humbasin shumë nga forcimi i euros, ndërsa përfitime në pamje të parë kanë individët dhe subjektet që kanë kursime në euro. Sidoqoftë, edhe ky përfitim mund të jetë relativ, sepse, veç efektit inflacionist të zhvlerësimit të kursit, shumica e aseteve me vlerë të madhe në ekonomi kuotohen në euro dhe jo në lekë.

Implikimet e luhatjeve të forta të kursit të këmbimit në inflacion dhe në stabilitetin financiar janë situata që mund të justifikojnë një ndërhyrje të Bankës së Shqipërisë në tregun valutor. Ndërhyrja e fundit e këtij lloji ndodhi dy vjet më parë, në fund të marsit 2020, kur një panik i ngjashëm pati sjellë zhvlerësim të shpejtë të lekut në kursin e këmbimit me euron, me rreth 6.5% në harkun e 10 ditëve./Monitor

8 Mars Kursi Grafik

Posti Mëparshëm

Hakmarrje për Nord Stream2/ Rusia kërcënon Gjermaninë me mbylljen e rubinetit të gazit

Posti tjetër

Save the Children: 800 mijë fëmijë në mesin e 2 mln refugjatëve nga Ukraina. Shumica janë të pashoqëruar

Të Ngjashme

Përmbytet anija me 400 emigrantë në ujërat e Greqisë/ Kapiteni braktis mjetin e lundrimit
Kryesore

Përmbytet anija me 400 emigrantë në ujërat e Greqisë/ Kapiteni braktis mjetin e lundrimit

10 Prill 2023, 4:31
Franca në flakë nga protestat, ministrja pozon për Playboy
Kryesore

Franca në flakë nga protestat, ministrja pozon për Playboy

10 Prill 2023, 4:22
Pse xhamia Al-Aksa është një pikë e nxehtë në konfliktin Izrael-Palestinë?
Kryesore

Pse xhamia Al-Aksa është një pikë e nxehtë në konfliktin Izrael-Palestinë?

10 Prill 2023, 4:20
Posti tjetër
Save the Children: 800 mijë fëmijë në mesin e 2 mln refugjatëve nga Ukraina. Shumica janë të pashoqëruar

Save the Children: 800 mijë fëmijë në mesin e 2 mln refugjatëve nga Ukraina. Shumica janë të pashoqëruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

FOTO/ Kush është njeriu që ka “stresuar” miliarderët e botës, Elon Musk, Bill Gates e Jeff Bezos

FOTO/ Shkëmbi i kuq që “ngrihet nga hiçi” dhe ishulli Kangur, dy vendet që duhet t’i vizitoni patjetër

Rusia akuzon zyrtarisht gazetarin amerikan për spiunazh

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr