Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, është shtuar në listën e “zezë” të sanksioneve të Mretërisë së Bashkuar.
Oligarku rus, i cili ka qenë në Britaninë e Madhe për dy dekada, është shtuar në listën e personave asetet e të cilëve janë ngrirë.
Ai po përballet me një ndalim të transaksioneve me individë dhe biznese në Mbretërinë e Bashkuar, ndalim udhëtimi dhe sanksione transporti.
Mbretëria e Bashkuar ka shtuar gjithashtu Alexei Miller, Andrei Kostin dhe Nikolai Tokarev në listën e sanksioneve.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka thënë se nuk mund të ketë “strehime të sigurta për ata që kanë mbështetur sulmin e egër të Putinit ndaj Ukrainës”.
Abramovich, oligarku rus më i njohur i Britanisë, mori drejtimin e klubit të futbollit Chelsea në 2003 dhe tha se do ta shesë klubin me “të ardhurat neto” që do të përfitojnë viktimat e luftës në Ukrainë.
Qeveria ka thënë se licenca për Chelsean do të mbahet nën shqyrtim të vazhdueshëm.