Forcat e ushtrisë ruse ndodhen 25 km larg qendrës së Kievit. Ky ka qenë paralajmërimi i fortë që bëhet nga Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.
Duke marrë shkas nga kjo situatë, siç duket ‘laku’ rreth Kievit po ngushtohet.
Mësohet se forcat tokësore ruse ndodhen vetëm 15 milje nga qendra e kryeqytetit të Ukrainës, ndërsa në rrethinat e tij ka pasur edhe bombardime.
Britania thotë se kolona e madhe ruse në veri të kryeqytetit është shpërndarë, pasi ka gjasa të mbështesë një përpjekje për të rrethuar qytetin. “Mund të jetë gjithashtu një përpjekje e Rusisë për të reduktuar cenueshmërinë e saj ndaj kundërsulmeve ukrainase”, thotë Ministria e Mbrojtjes.
Ndërkohë, qytetet e Chernihiv, Kharkiv, Mariupol dhe Sumy janë të rrethuar dhe përballen me granatime të rënda, shton Ministria e Mbrojtjes britanike.
Shpërthimet mëngjesin e sotëm janë dëgjuar në qytetet Nikolaev, Dnipro dhe Kropyvnytskyi, raporton BBC Ukraine duke cituar autoritetet lokale.