Një këshilltar i qeverisë ukrainase tha se pret që lufta të përfundojë deri në fillim të majit, kur Rusisë t’i mbarojnë burimet për të sulmuar fqinjin e saj.
“Unë mendoj se jo më vonë se në maj, në fillim të majit, ne duhet të kemi një marrëveshje paqeje,” tha Oleksiy Arestovich, një këshilltar i shefit të kabinetit të presidentit ukrainas.
Ai përshkroi dy rezultate të mundshme në muajt në vijim.
“Ose do të arrihet një marrëveshje paqeje shumë shpejt, brenda një ose dy javësh, me tërheqjen e trupave dhe gjithçka, ose do të ketë një përpjekje për të bashkuar disa, të themi, sirianë për një raund të dytë dhe te arrihet një marrëveshje në fund të prillit”, tha ai.
Pentagoni kishte pohuar më herët se Rusia po përpiqet të rekrutojë sirianë për të luftuar në Ukrainë – edhe pse kjo nuk është verifikuar.
Arestovich nuk është i përfshirë personalisht në bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë.
Ndërkohë në një video-adresim të postuar në mediat sociale, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje trupave ruse që të dorëzohen.
“Në emër të popullit ukrainas, ne ju japim një shans për të jetuar. Nëse u dorëzoheni forcave tona, ne do t’ju trajtojmë ashtu siç duhen trajtuar njerëzit: me dinjitet”, tha Zelensky.