Roman Abramovich është shfaqur për herë të parë pas shumë javësh në një ambient publik. Oligarku rus i cili ka qenë në qendër të vëmendjes si pasojë e sanksioneve për shkak të lidhjeve me Vladimir Putin, është larguar me shpejtësi edhe nga Izraeli, ndonëse është shtetas i këtij vendi.
Abramovich është filmuar në zonën VIP të aeroportit të Tel Aviv, ndërsa priste nisjen e avionit të tij privat që do ta çonte në Stamboll. Pronari i Chelsea tashmë është i detyruar të largohet edhe nga klubi Izraeli, pasi ky vend bëri të ditur se nuk do të shërbente si strehë për oligarkët e sanksionuar nga Bashkimi Europian.
Një fotografi e marrë nga Reuters të hënën pasdite tregoi Abramovich, pronarin e Chelsea Football Club, të ulur në sallë pritjeje me një maskë për fytyrën të shtrirë mbi mjekër.
Ai u fotografua për herë të parë që kur iu nënshtrua sanksioneve si rezultat i luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Fotoja është bërë pak para se një avion i lidhur me të të nisej për në Stamboll, por nuk ishte menjëherë e qartë nëse ai hipi në fluturim.
Nuk dihet ende se ku do të përfundojë Abramoviç, por gjatë kësaj periudhe ai ka qëndruar i heshtur, me njoftimin e vetëm publik atë ku hoqi dorë nga funksionet ekzekutive në klubin e Chelsea.