Ish-ambasadori i SHBA-ve për Mbretërinë e Bashkuar, Vudi Xhonson është kandidati më i ri për të marrë aksione e Çelsit.
Xhonson ka bërë gati një ofertë prej 2 miliardë paundësh dhe beson se me anë të lidhjeve të tij me Londrën mund të mposhtë konkurrencën e arabëve që në fakt kanë ofruar më shumë se amerikani.
Gjithashtu ai është dhe pronari i skuadrës të NFL, Nju Jork Xhets prej 22 vitesh dhe është i bindur se mund ta ngrejë profilin e Çelsit në tregun amerikan.
Përveç se ish-ambasador, Xhonson është gjithashtu dhe një mik shumë i mirë me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, një gjë që shihet si bonus nga ana e mediave britanike.