Rusët po vrasin edhe civilët ukrainas. Videoja e transmetuar nga media gjermane ZDF është tmerruese dhe tregon ushtarët rusë në Ukrainë që ekzekutojnë gjakftohtësisht një civil që ka ngritur duart lart.
Materiali në fjalë është regjistruar më 7 mars 2022 nga një dron, pranë kryeqytetit ukrainas. Sipas ZDF , dy video të veçanta u shpërndanë nga një burim anonim dhe përmbanin pamjet tronditëse, të marra në autostradën E40, disa kilometra në perëndim të Kievit.