Këngëtarja e njohur shqiptare Elsa Lila është mes 9 personave të arrestuar ditën e sotme nga policia italiane gjatë goditjes së një grupi të organizuar kriminal që merrej me trafik droge në Itali.
Sipas mediave grupi përbëhej nga shqiptarë dhe italianë. Policia ka finalizuar mëngjesin e sotëm operacionin për arrestimin e 13 personave ku deri më tani në pranga kanë rënë vetëm 9 prej tyre.
Lila, siç bëhet e ditur në media mbante llogaritë e shitjes së drogës nga anëtarët e tjerë të grupit kriminal.
Kush është Elsa Lila
Këngëtarja e njohur ka lindur në Tiranë por prej vitesh është shpërngulur drejt shtetit fqinj Italisë. Babai i saj ishte këngëtar ndërsa nëna e saj violiniste. Kjo bëri që të dy prindërit të ushqenin tek ajo dashurinë për muzikën dhe teatrin.
Elsa kishte treguar talent për mizikë që kur ishte fëmijë në emisionet televizive shtetërore shqiptare. Në vitin 1996 kur ishte vetëm 15-vjeçe Elsa Lila fitoi konkursin kombëtar të këngës shqiptare. Në vitin 1998 ai mori pjesë në konkursin ndërkombëtar të këngës në Bullgari duke rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve. Në të njëjtin vit ajo përfaqësoi Shqipërinë në Lisboa Expo 98, duke mbajtur një koncert.
Në vitin 1999, vetëm 18 vjeç, Lila u zgjodh “Këngëtarja shqiptare e shekullit” nga votimi kombëtar i Radiotelevizionit Shqiptar.
Në vitin 2007 Elsa Lila mori pjesën në konkursin e 57-të të këngës në Sanremo me këngën “Il senso della vita” duke i paraprirë albumit që publikoi atë pranverë.
Akuzat për vjedhje
Në vitin 2018 Elsa Lila u akuzua për vjedhje të të drejtave të autorit nga kompozitori i njohur Genti Lako. Ai e akuzoi se Lila kishte vjedhur “Buzët më ishin tharë” i kënduar në formën origjinale nga Eranda Libohova.