Forcat ruse kanë vijuar me sulmet te civilët. Një person ka vdekur pas bombardimeve në një zonë të banuar të Kievit, tha kryebashkiaku .
Vitali Klitschko në një postim në rrjetet sociale, ka shpërndarë një vide nga zona e bombardur.
Друзі! Дорогі кияни!
Ворог продовжує атакувати столицю. Зранку житловий квартал в Подільському районі обстріляний орками. Одна людина загинула, 19 постраждали, із них четверо дітей.
Пошкоджені 6 житлових будинків, дитсадок та школа.
На місці працюють рятувальники та медики. pic.twitter.com/w9aIrqogPx— Віталій Кличко (@Vitaliy_Klychko) March 18, 2022
“Armiku vazhdon të sulmojë kryeqytetin”, shkruan ai. “Në mëngjes, një zonë banimi në rrethin Podolsk u granatua. “Një person ka vdekur, 19 janë lënduar, mes të cilëve katër fëmijë.
Gjashtë shtëpi, kopshte dhe një shkollë janë dëmtuar. Ekipet e shpëtimit dhe mjekët po punojnë në vend”, shtoi kryebashkiaku.
Klitschko ka paralajmëruar se kryeqyteti ukrainas do të përballet me një sulm të ngjashëm me ato që kanë ndodhur në Mariupol dhe Kharkiv përgjatë ditëve të shkuara.
Mariupol dhe Kharkiv janë rrethuar nga forcat ruse dhe janë përballur me bombardime të vazhdueshme.
Situata është e rëndë veçanërisht në Mariupol, ku banorët janë blloluar në qytet dhe kanë akses të kufizuar në bërjen e pazareve për produktet e konsumit.