Ndërsa pushtimi rus ka hyrë në ditën e 23, ministria e Mbrojtjes e Ukrainës thotë në përditësimin e saj të përditshëm në Facebook se rreth 14,200 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit.
Ndërkohë nga ana e saj Rusia pretendon se shifrat janë krejt të ndryshme nga ato që paraqet Ukraina. Në një përditësim të datës 3 mars, Rusia pretendoi se 498 nga trupat e saj ishin vrarë në luftime, por që praj asaj date nuk është dhënë më asnjë shifër, raporton BBC.
Ndërkohë, zyrtarët amerikanë thanë të enjten se numri i viktimave ruse mund të jetë mbi 7,000 dhe 14 mijë të plagosur.
Ndër dëmet e tjera të shkaktuara në armatimet dhe automjetet ruse, Ukraina pretendon se forcat e saj kanë rrëzuar gjithashtu:
450 tanke
93 avionë
112 helikopterë
dhe çaktivizoi 43 sisteme kundërajrore.