Gjatë një takimi me përfaqësues të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe të Universitetit të Michiganit, ku e pranishme ishte edhe ambasadorja amerikane, kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer disa batuta.
Kreu i qeverisë, ironizoi fjalimin e rektorit të UBT-së, duke i hequr paralelizëm me fjalimet që bëheshin në kohën e komunizmit në Shqipëri përballë sekretarit të partsë.
Kjo pasi rektori Fatbardh Sallaku, vlerësoi kreun qeverisë për strehimin e refugjatëve afganë, ndërsa nuk i kurseu as lavdërimet.
“Na vjen mirë që jemi të gjithë bashkë këtu. Më pëlqeu shumë ajo që tha rektori ju garantojmë zonja ambasadore. Më kujtoi kohën kur vinte sekretari i partisë dhe i thotë rektori i vjetër ju garantojmë shoku sekretar që ne do punojmë. Faleminderit shumë. Këto kisha unë. Rroftë miqësia shqiptare”, u shpreh Rama.
Yuri Kim: Çfarë ka që nuk shkon me ty? Jam e sigurt që nuk ishte përkthimi korrekt. Dëgjova diçka të çuditshme.
Edi Rama: Sigurisht, është faji i përkthyesit shqiptar. Thjesht pushojeni. Do pushohet përkthyesi