Papa Françesku ka reaguar sërish për luftën në Ukrainë duke e quajtur atë një shpërdorim pervers të pushtetit që sipas tij i ka dënuar njerëzit e pambrojtur të vuajnë pasojat e dhunës brutale.
“Tragjedia e luftës që po ndodh në zemër të Europës na ka lënë pa fjalë”, tha Papa Françesku në një mesazh gjatë konferencës së Kishës Katolike në Sllovaki.
“Njerëzimi dhe njëherë kërcënohet nga një abuzim pervers i pushtetit dhe interesave politike që i dënon njerëzit e pambrojtur të vuajnë çdo formë të dhunës brutale”, deklaroi ai.