Tre kozmonautë rusë mbërritën në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës të veshur me kostume fluturimi në ngjyrat e flamurit kombëtar të Ukrainës.
Të tre kozmonautët fluturuan në stacionin ndërkombëtar hapësinor në bordin e anijes hapësinore Soyuz MS21 nga Kazakistani.
Ata ishin të parët që arritën në stacionin hapësinor që nga fillimi i luftës ruse në Ukrainë muajin e kaluar.
Sipas Daily Mail, mbetet e paqartë se çfarë mesazhi kishin për qëllim të dërgonin uniformat e verdha që ata ndryshuan.
Oleg Artemyev u pyet për kostumet e verdha të fluturimit dhe tha se çdo ekuipazh zgjedh kostumet e veta të fluturimit, në mënyrë që të mos jenë të gjithë njësoj.
“Ishte radha jonë për të zgjedhur një ngjyrë. Por në fakt, ne kishim grumbulluar shumë material të verdhë, kështu që duhej ta përdornim. Prandaj duhej të vishnim të verdhën”, tha ai.