Duket se nofkat që përdorte dhe ndryshimi i pamjes së jashtme ia kishin dalë ta mbanin larg radarëve të policisë deri më tani. Gazetari Armand Bajrami, në studion e Opinion tregoi se i shumëkërkuari Nuredin Dumani njihej me nofkat si “Bubi” apo “Luli”. Por përveç nofkave, gazetari thotë se Dumani ka përdorur platforma të pa dekriptueshme nga ana e organeve ligjzbatuese.
Armand Bajrami: Në një nga ngjarjet personazhet e njihnin me nofkën ‘Bubi’ ose për disa prej tyre njihej me emrin ‘Luli’. Gjatë gjithë kohës Nuredin Dumani ka luajtur me nofkat me ndryshim pamje. Një moment shumë interesant, dy ngjarjet e fundit janë zbardhur falë dëshmisë së një të penduari, Kelvis Allës i cili ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorinë ka dhënë detaje për ngjarjen e parë të Avdisë dhe Shkozës ka qenë organizator sipas tij Nuredin Dumani. Ndërkohë për ngjarjen tjetër kanë qenë planifikuar dhe porositur dy persona nga Fushë-Kruja, por për shkak se njëri prej tyre u infektua nga Covid e mori vetë Talo Çela me Nuredin Dumanin. I penduari ka thënë para prokurorëve se e kishte frikë Nuredin Dumanin, sepse ai ishte shumë i fuqishëm, kishte lidhje me Policinë e Durrësit, shumë njohje. Kjo mbase ka bërë që Nuredin Dumani të mos pikasej, lokalizuar dhe të dështonin 14 operacione për arrestimin e tij.
Blendi Fevziu: Këtu është falë përgjimeve apo u tradhtua?
Armand Bajrami: Momenti i kapjes është falë përgjimit kur ai ka kërkuar ndihmë mjekësore duke pretenduar se ishte i plagosur. Ndërkohë në të dyja rastet e vitit 2020 ka qenë i kujdesshëm përveç nofkave ka përdorur platforma “EncroChat” e pa dekriptueshme nga ana e organeve ligjzbatuese në atë kohë dhe Sky ECC.