Aktori Bruce Willis do të largohet nga karriera e tij e aktrimit pasi u diagnostikua me afazi, një gjendje që pengon aftësinë e një personi për të folur dhe shkruar. BBC shkruan se familja e aktorit, përfshirë gruan e tij Emma Heming-Willis dhe ish-bashkëshorten Demi Moore, njoftuan gjendjen e tij në Instagram të mërkurën.
“Afazia po ndikon në aftësitë e tij njohëse. Me shumë konsideratë Bruce po largohet nga karriera që ka shumë kuptim për të . Kjo është një kohë vërtet sfiduese për familjen tonë dhe ne jemi shumë mirënjohës për dashurinë, dhembshurinë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme,” thuhet në deklaratën e famijes.
Willis ka pesë vajza, tre me Moore dhe dy me Heming-Willis.
Por çfarë është sëmundja e afazisë dhe pse konsiderohet shumë e vështirë?
Sëmundja e afazisë është një gjendje e cila largon aftësinë për të komunikuar.
Ajo mund të ndikojë në aftësinë e të folurit, të shkruarit dhe të kuptuarit të gjuhës.Bruce ëillis është i njohur për një karrierë të gjatë në Hollyëood, për mbi shtatë dekada, duke luajtur në role kryesore në filmat të shumtë si:
“D ie Hard”, “Armadeddon”, “Pulp Fiction”, “The Fifth Element”, “The Sixth Sense”, “12 Monkeys and Sin City”, etj. Një lajm me të vërtetë shumë i hidhur ky për aktorin që ka miliona fansa në gjithë botën dhe do jetë një mungesë e madhe për kinematografinë tani e tutje.