E Shtunë, Korrik 2, 2022
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Opinion

Lufta me Rusinë? Finlanda ka gati planin

31 Mars 2022, 18:18
in Opinion
Lufta me Rusinë? Finlanda ka gati planin
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Financial Times

Nëse frika më e madhe e Europës realizohet dhe konflikti në Ukrainë përfshin fqinjët e tjerë të Rusisë, atëherë Finlanda do të jetë gati.

Ka furnizime. Të paktën gjashtë muaj të të gjitha lëndëve djegëse dhe drithërave kryesore, ndërsa kompanitë farmaceutike kanë 3-10 muaj rezerva të të gjithë barnave të nevojshme.

Ka mbrojtje civile. Të gjitha ndërtesat duhet të kenë strehimoret e tyre për bomba, dhe pjesa tjetër e popullsisë mund të përdorë parkingje nëntokësore, sheshet e  patinazhi dhe pishinat mund të shndërrohen në qendra evakuimi.

Dhe ka ushtarë. Pothuajse një e treta e popullsisë së rritur të vendit nordik është një rezervist, që do të thotë se Finlanda mund të formojë një nga ushtritë më të mëdha në Europë në krahasim me madhësinë e saj.

“Ne kemi përgatitur shoqërinë tonë dhe jemi trajnuar për këtë situatë që nga Lufta e Dytë Botërore,” tha Tytti Tuppurainen, ministri i Finlandës. Pasi kaluam tetë dekada duke jetuar fillimisht nën hijen e Bashkimit Sovjetik dhe tani Rusisë, kërcënimi i një lufte në Europë “nuk na ka kapur në befasi”.

Por ajo që Finlanda e quan strategjinë e saj të “sigurisë gjithëpërfshirëse” ofron një shembull se si vendet mund të krijojnë sisteme rigoroze, në mbarë shoqërinë për të mbrojtur veten, duke planifikuar jo vetëm  një pushtim të mundshëm, por edhe për fatkeqësi natyrore ose sulme kibernetike ose pandemi, raporton abcnews.al.

Finlanda ka krijuar rrjete informale midis elitave të botës politike, të biznesit dhe të organizatave joqeveritare për t’u përgatitur për më të keqen. Vendi zbulon se cilat janë dobësitë e tij kryesore dhe përpiqet t’i korrigjojë  për të krijuar sa më shumë elasticitet përpara se të ndodhë një krizë.

Lufta në Ukrainë ka nxjerrë në pah se sa e ekspozuar është Finlanda, me kufirin e saj prej 1,340 km me Rusinë.

Pjesa më e madhe e gatishmërisë së Finlandës rrjedh nga lufta e saj me Moskën, në 1939-40 për të mbajtur jashtë Bashkimin Sovjetik. Por ata humbën një pjesë të madhe të territorit të tyre si rezultat, duke përfshirë qytetin e tyre më kozmopolit, Vyborg, dhe një nga zonat e tyre kryesore të industrisë.

“Ne kemi pasur shumë herë përvoja të vështira në histori. Nuk e kemi harruar, është në ADN-në tonë. Kjo është arsyeja pse ne kemi qenë shumë të kujdesshëm në ruajtjen e elasticitetit tonë”, tha presidenti Sauli Niinisto.

Sipas sondazheve, rreth tre të katërtat e finlandezëve janë të gatshëm të luftojnë për vendin e tyre, deri tani shifra më e lartë në Europë.

Finlanda ka një forcë trupash të kohës së luftës prej rreth 280,000 njerëz, ndërsa në total ka 900,000 të trajnuar si rezervistë. Vendi vazhdoi me rekrutimin  e të gjithë meshkujve që braktisën shkollën edhe pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Ekziston një planifikim i detajuar në rast të një pushtimi, duke përfshirë vendosjen e avionëve luftarakë në rrugët e largëta të vendit, vendosjen e minave në korsitë kryesore të transportit dhe përgatitjen e mbrojtjes tokësore, si p.sh. hedhja në erë e urave.

Nëse një sulm i mundshëm zbulohet nga inteligjenca ushtarake, forcat do të mobilizoheshin dhe civilët do të evakuoheshin nga zonat e rrezikshme, një ndryshim i dukshëm me atë që ka ndodhur në Ukrainë. Kuusela thotë se thelbi i strategjisë së Finlandës është vullneti i qytetarëve të saj për të luftuar dhe mbrojtur vendin, i cilësuar së fundmi nga OKB-ja për të pestin vit radhazi si kombi më i lumtur në botë.

Çdo industri kritike – si telekomunikacioni, furnizimi me ushqime ose energjia mblidhen disa herë në vit ku diskutojnë për çështje që mund të prekin sektorin e tyre. Finlanda ka gjithashtu ka një bilancë prej 2.5 miliardë eurosh, i cili përbëhet nga rezervat e tij strategjike të furnizimit gjashtëmujor me drithëra, si gruri dhe tërshëra, dhe lloje të ndryshme karburanti si benzina dhe nafta.

Katër herë në vit, një grup prej disa dhjetëra politikanësh, drejtues biznesi dhe përfaqësues nga kisha, media dhe organizata joqeveritare takohen për një program intensiv njëmujor që përfshin leksione nga oficerë të lartë ushtarakë dhe zyrtarë qeveritarë. Finlanda nuk është e fokusuar vetëm në kërcënimin e pushtimit, por në forma të tjera sulmi – qofshin ato lokale, të tilla si helmimi i një burimi uji ose paaftësia e një termocentrali, ose kombëtare, si sulmet kibernetike.

Ka një fokus në rritje në të ashtuquajturat kërcënime hibride, veprime që shpesh janë të paqarta dhe nuk përmbushin nivelin e një sulmi të plotë ushtarak.  Para se të shpërthente lufta në Europë, gatishmëria e Finlandës u vu në provë nga Covid-19, megjithatë ekspertët thanë se kishte vend për përmirësim.

Një rrezik është gjithmonë që autoritetet t’i korrigjojnë gjërat bazuar në krizën e mëparshme, por një pikë e fortë e qasjes së Finlandës është se ajo ndihmon në përgatitjen për “mjellmat e zeza” ose ngjarje të papritura, duke pasur si fokus kryesor mbrojtjen e “funksioneve jetësore” të shoqërisë, raporton abcnews.al.

Nuk ka dyshim se finlandezët janë të shqetësuar nga pushtimi rus i Ukrainës, një tjetër nga fqinjët e saj që nuk janë pjesë e NATO-s. Helsinki është përpjekur gjithmonë për marrëdhënie të mira fqinjësore me Rusinë, për shkak të kufirit të gjatë, por kjo shpresë tani është shkatërruar.

Gjatë Luftës së Ftohtë, vendndodhja e Finlandës e detyroi atë të pranonte neutralitetin për të mbajtur larg Bashkimin Sovjetik, por pas anëtarësimit në BE në vitin 1995 dhe afrimit me NATO-n gjatë dekadave të fundit, ekziston një ndjenjë në rritje në Helsinki se anëtarësimi në aleancën ushtarake do të çimentonte statusin e tij si një vend i pavarur perëndimor.

Në thelb të gjithë kësaj është se edhe pse Ukraina dhe debati rreth NATO-s ndryshojnë shumë, e vetmja gjë e vërtetë është se Finlanda do të mbetet gjithnjë fqinje e Rusisë.

“Disa thonë se kemi bërë 32 luftëra kundër Rusisë, të tjerët 42”, tha Lindberg, ish-shefi i mbrojtjes.

“Gjithçka që di është se Rusia do të jetë gjithmonë fqinja jonë dhe ne e dimë se do të jemi gjithmonë gati.”/ Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Posti Mëparshëm

Putin po mashtrohet nga këshilltarët e tij/ Kremlini reagon pas deklaratave të inteligjencës amerikane: SHBA-të s’kuptojnë si merren vendimet

Posti tjetër

Nga blloku i 7%, tek CEZ-DIA dhe “Republika” e Lazaratit…/ Pse SPAK është në gjumë për ‘bëmat’ e Berishës dhe Metës?

Të Ngjashme

A janë të besueshme premtimet për zgjerimin e BE-së?
Opinion

A janë të besueshme premtimet për zgjerimin e BE-së?

1 Korrik 2022, 13:37
Kur u njoftua vdekja ime dhe humori i hidhur i Filip Çakulit
Opinion

Gafa e Filip Çakulit me kryeministrin e Greqisë Micotaqis

29 Qershor 2022, 16:40
Analiza/ Pse Rusia nuk po mund ta paguajë borxhin e saj të jashtëm?
Opinion

Analiza/ Pse Rusia nuk po mund ta paguajë borxhin e saj të jashtëm?

28 Qershor 2022, 14:14
Posti tjetër
Nga blloku i 7%, tek CEZ-DIA dhe “Republika” e Lazaratit…/ Pse SPAK është në gjumë për ‘bëmat’ e Berishës dhe Metës?

Nga blloku i 7%, tek CEZ-DIA dhe “Republika” e Lazaratit…/ Pse SPAK është në gjumë për ‘bëmat’ e Berishës dhe Metës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

Cilat janë kushtet e Erdogan për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO?

“Përfundoni pikërisht aty ku keni filluar. Ku jeni?” Pyetja e famshme që bën Elon Musk në çdo intervistë para se të punësojë dikë

“Burri nuk e ka për borxh të pyesë bashkëshorten e parë, për të marrë grua të dytë”- Habit Hoxha shqiptar me deklaratën: S’ka të drejtë ndahet! Ja kushtet që duhet tu plotësojë ai

Pentagoni: UFO-t kanë pasur kontakte seksuale me ‘dëshmitarë’ dhe kanë lënë gra shtatzënë

“Strofulla” në Fier u zbulua pas “Far West-it” në Elbasan/ Ja si ra policia në gjurmët e killerit Dumani

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr