Kremlini ka reaguar pas akuzave të bëra nga inteligjenca amerikane se presidenti rus, Vladimir Putin, po mashtrohet nga këshilltarët e tij në lidhje me Ukrainën dhe sanksionet.
Në konferencën e tij të përditshme, zëdhënësi Dmitry Peskov tha se as Departamenti i Shtetit i SHBA-së dhe as Pentagoni nuk kanë informacion të vërtetë për atë që po ndodh.
“Ata thjesht nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh në Kremlin”, u shpreh ai.
Më pas vazhdoi: “Ata nuk e kuptojnë Presidentin Putin, nuk e kuptojnë se si merren vendimet dhe nuk e kuptojnë stilin e punës sonë”.
Peskov shtoi se deklaratat nga inteligjenca amerikane ishin shqetësuese sepse “një keqkuptim i tillë çon në vendime të gabuara që kanë pasoja të këqija”.