E Shtunë, Korrik 2, 2022
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Shqipëri e Madhe Shqipëri

Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre për Inceneratorin e Fierit/ GJKKO lë në burg Alqi Bllakon

2 Prill 2022, 19:01
in Shqipëri, Kryesore
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre për Inceneratorin e Fierit/ GJKKO lë në burg Alqi Bllakon
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Ish-deputeti socialist Alqi Bllako është lënë në burg nga GJKKO, e cila ka caatuar masën ‘arrest me burg’, pasi u arrestua për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me aferën e Inceneratorit të Fiert. Seanca ka nisur në orën 11:00 dhe u zhvillua me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave. Ish-deputeti u dërgua në ambientet e GJKKO para orarit zyrtar të nisjes së seancës, duke iu shmangur sërish ‘syrit’ të mediave.

Për arrestimin e Bllakos u raportua të enjten, megjithatë ngjarja u mbulua nga një mister. Të gjithë kaosin e krijuar, Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Posaçme, u munduan ta qartësojnë dje me dy njoftime, disi kontradiktore, duke lënë sërish pikëpyetje mbi arrestimin e ish-deputetit Alqi Bllako, të vënë në akuzë për aferën e inceneratorit të Fierit.

Policia e Shtetit tha se Alqi Bllako është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës që prej mbrëmjes së të enjtes, duke hedhur poshtë çdo pretendim që u ngrit nga mungesa e informacionit zyrtar, se ish-deputeti mund të ishte arratisur. Por SPAK në një deklaratë tha se masa e “arrestit me burg” që GJKKO caktoi të enjten pas dreke, është ekezkutuar nga policia në orën 03:30 të mëngjesit të 1 prillit. Në mesin e këtyre pikëpyetje që njoftimet zyrtare lënë, Report Tv mësoi dje përmes burimeve konfidenciale, se Bllako është paraqitur i vetëm në drejtorinë e policisë pak para mesnate, dhe më vonë ka shkuar edhe avokati, Sokol Hazizaj. Shkresat zyrtare për ekzekutimin e vendimit të gjykatës janë mbyllur në orët e para të mëngjesit.

Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ndërsa GJKKO vendosi masën ‘arrest me burg” për të, 1 ditë pasi dorezoi. Sipas SPAK, Bllako akuzohet se ka falsifikuar dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë ishte kthyer në truall dhe dokumentet e falsifikuara i janë paraqitur Këshillit të Ministrave, tokë mbi të cilën do ndërtohej inceneratori i Fierit. Kjo shkelje, thotë Prokuroria e Posaçme, është bërë në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi.

SPAK ka nënvizuar se nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna se nga ana e Bllakos, gjatë kohës që ka shërbyer  në fillim me funksionin Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), është favorizuar shoqëria koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë. Përfitimi i parregullt dyshohet se mund të jetë marrë përmes rrogës së babait të tij në një nga kompanitë e inceneratorit. Në 16 muaj, ai është paguar 14.964.900 lekë nga Inceneratori i Tiranës. Këto të ardhura janë përfituar në tre mujorin e fundit të vitit 2018, në vitin 2019 dhe në janar të vitit 2020. Por se si e ka përfituar shumën SPAK nuk e saktëson në njoftimin e tij.

Tre ditë më parë, SPAK ekzekutoi 9 urdhër arrestet e lëshuara për hetimin që lidhet me inceneratorin e Fierit. Ndërkohë u lëshuan edhe 5 urdhër-arreste të reja për dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Nga 9 urdhër arrestet, 7 ishin masa sigurie ‘arrest me burg’ dhe 2 në arrest shtëpie. Lefter Koka, ish-ministri i Mjedisit, dhe Klodian Zoto, pronari i kompanisë që administron Inceneratorin e Fierit, kanë marrë masën e dytë ‘arrest me burg’, ndërkohë që 7 të tjerë akuzohen zyrtarisht nga Prokuroria për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Posti Mëparshëm

“Gatishmëri të veçantë”/ A është gati Rusia të përdorë armë bërthamore në Ukrainë? Ja rreziku i madh

Posti tjetër

FOTOT/ “Putin vuan nga kanceri, lahet në gjakun e drerëve”. Ja çfarë shkruajnë mediat e huaja për shëndetin e shefit të Kremlinit

Të Ngjashme

Pse Erdogan është kundër anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO?
Rajoni dhe Bota

Asgjë s’ka mbaruar/ Erdogan paralajmëron se mund të bllokojë sërish Suedinë dhe Finlandën

1 Korrik 2022, 13:56
Parku fotovoltaik i Karavastasë/ Rama: Me realizimin e kësaj vepre, merr fund tensioni i Braçes! Do investojmë edhe në…
Kryesore

Parku fotovoltaik i Karavastasë/ Rama: Me realizimin e kësaj vepre, merr fund tensioni i Braçes! Do investojmë edhe në…

1 Korrik 2022, 13:13
4 muaj luftë/ Putin humbet kolonelin e 57-të gjatë përplasjeve të ashpra në Ukrainë
Kryesore

4 muaj luftë/ Putin humbet kolonelin e 57-të gjatë përplasjeve të ashpra në Ukrainë

1 Korrik 2022, 12:36
Posti tjetër
FOTOT/ “Putin vuan nga kanceri, lahet në gjakun e drerëve”. Ja çfarë shkruajnë mediat e huaja për shëndetin e shefit të Kremlinit

FOTOT/ “Putin vuan nga kanceri, lahet në gjakun e drerëve”. Ja çfarë shkruajnë mediat e huaja për shëndetin e shefit të Kremlinit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

Cilat janë kushtet e Erdogan për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO?

“Përfundoni pikërisht aty ku keni filluar. Ku jeni?” Pyetja e famshme që bën Elon Musk në çdo intervistë para se të punësojë dikë

“Burri nuk e ka për borxh të pyesë bashkëshorten e parë, për të marrë grua të dytë”- Habit Hoxha shqiptar me deklaratën: S’ka të drejtë ndahet! Ja kushtet që duhet tu plotësojë ai

Pentagoni: UFO-t kanë pasur kontakte seksuale me ‘dëshmitarë’ dhe kanë lënë gra shtatzënë

“Strofulla” në Fier u zbulua pas “Far West-it” në Elbasan/ Ja si ra policia në gjurmët e killerit Dumani

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr