Kryebashkiakja e Motyzhyn, Olga Sukhenko u gjend e vrarë së bashku me familjen e saj disa kilometra larg vendit të masakrës së Buçës, në qytetin e Motyzhyn.
Sipas Bild, kryebashkiakja, burri dhe djali i saj janë vrarë dhe janë hedhur në një grumbull rëre.
Ushtarët ukrainas zbuluan trupat, të cilët ishin qëlluar në kokë.
Kufomat e tyre u gjendën 10 ditë më vonë pasi ishin rrëmbyer që në datën 23 mars.