E Premte, Mars 24, 2023
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Rajoni dhe Bota

“A e dini se çfarë është dhimbja?”/ Rrëfimi i 16-vjeçares nga Mariupoli: Të shohësh nënën të vdesë para syve të tu është…

5 Prill 2022, 15:39
in Rajoni dhe Bota
40 ditë luftë/ Masakra në Bucha, Rusia: E kurdisi SHBA dhe NATO. Mobilizim i fshehtë i Moskës, vendos 60 mijë trupa shtesë në Ukrainë
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

“A e dini se çfarë është dhimbja? Një herë u dashurova me një djalë, por ai nuk më donte, mendova se do të vdisja nga dhimbja dhe trishtimi. Isha gabim. Dhimbja e vërtetë është të shohësh nënën të vdesë para syve të tu.”

Kjo është historia tragjike që Katia, një vajzë 16-vjeçare nga Mariupoli, i rrëfen Vira Khvust, një vullnetareje që kujdeset për djemtë dhe fëmijët e evakuuar nga qyteti i Mariupol-it, një nga më të prekurit në luftë.

Vira dëgjoi Katian të fliste për tri orë, pas arratisjes së saj nga Mariupol-i me vëllain e saj pesëvjeçar. Më pas, vullnetarja donte të ndante historinë e 16-vjeçares në rrjetet sociale, si dëshmi e makabritetit të luftës në Ukrainë.

Rrëfimi i plotë

A e dini se çfarë është dhimbja? Një herë u dashurova me një djalë, por ai nuk më donte, mendova se do të vdisja nga dhimbja dhe trishtimi. Isha gabim. Dhimbja e vërtetë është të shohësh nënën të vdesë para syve të tu. Vëllai im i vogël shkonte tek ajo dhe i thoshte: “Mami mos fli, çohu”. Nuk do të mund ta vizitojmë kurrë në varreza. Ajo mbeti në një bodrum të errët dhe të ftohtë.

Ne vetëm shkonim në banjë, flinim, hanim atë pak ushqim që kishte mbetur, të gjithë në të njëjtin bodrum. Një ditë, zoti Kolya kapi një pëllumb, ishte dita e pestë ose e gjashtë, e gatuam në zjarr dhe e hëngrëm. Por, pastaj e vollëm.

Mami rezistoi deri në fund, mirëpo tri ditë para evakuimit, ajo vdiq. I thashë vëllait të vogël se e kishte zënë gjumi dhe nuk duhej ta zgjonte. Por unë mendoj se ai kuptoi gjithçka. E kuptoi edhe kur vdiq Zoti Kolya në një shpërthim. Nëna ime qau shumë. Pas vdekjes së babait të saj, ai ishte personi më i afërt me të. Kufomat kundërmojnë shumë. Ata ishin kudo. I mbulova sytë vëllait me shallin e mamasë që të mos shihte.

Unë nuk besoj më në Zot, nëse do të kishte, nuk do të vuanim aq shumë. Nëna ime nuk ka bërë kurrë asgjë të gabuar, kurrë!  Mami shkonte në kishë dhe rrëfehej shpesh, dhe unë po ashtu. Z. Kolya e la duhanin sepse nëna e tij tha se ishte mëkat. Në vend të kësaj, Perëndia e mori atë nga ne. Një prift më tha se mami tani do të shërbente me Perëndinë, por do të ishte më mirë të kishte shërbyer këtu pranë nesh.

E urrej Rusinë. Daja im është atje. A e dini se çfarë më tha në telefon? “Katia? Cila Katia? Nuk të njoh, vajzë e vogël. Çfarë lufte? Cila Katia?”. Më pas më dërgoi një mesazh nga një numër tjetër: “Katia, mos më shkruani. Për mua dhe familjen time është e rrezikshme. Ne nuk mund ta kthejmë nënën tuaj në jetë.” I urrej, ajo ishte motra e tij, si ka mundësi të flasë ashtu?!

Mendoj se do të kthehem në Mariupol. Do të jetoj në të njëjtin vend, do të zbres për të cuar lule në bodrumin e shtëpisë së re.

Një tjetër gjë e frikshme është kur foshnjat qajnë, pasi është e rrezikshme që t’i dëgjojnë. Këta monstra gjetën njerëz të fshehur në bodrume dhe i vranë. Ata që mbijetuan, thonë se ushtarët rusë përdhunonin fëmijë, plaka, madje edhe kufoma.

Nëse Zoti ekziston pse e lejon ai këtë? Nuk dua të jetoj më. Mendoj se do të na ndajnë, ndoshta nuk do ta shoh më vëllanë. Pse?! Sepse Putini donte të na shpëtonte?! Jetonim aq mirë, madje blemë makinën. Zoti Kolya më kishte premtuar se do të më mësonte të drejtoja makinën. Ata kanë djegur edhe makinën. Shtëpia jonë është zhdukur. Unë dua të vdes, por nuk mundem…

Përqafojini fëmijët tuaj! Përndryshe, kur të largoheni, ata nuk do ta mbajnë mend erën tuaj. Nëse do të jetoj dhe do të kem fëmijë, do t’i përqafoj gjithë ditën.

Posti Mëparshëm

Bukuria që kërkon të vrasë/ Kërcënimi i motrës së Kim Jong Un: Do godasim Korenë e Jugut me armë bërthamore nëse…

Posti tjetër

Erdhi në jetë nga një nënë zëvendësuese, Angela Martini: Djali qëndroi si embrion në ngrirje që në vitin 2018

Të Ngjashme

ANALIZA/ Ukrainë-Rusi, fqinjësi problematike. Tani që pushtimi në shkurt është një “mundësi e qartë”, një çështje urgjente….
Rajoni dhe Bota

“Forcat ruse janë shumë të dobëta për të parandaluar sulmet ukrainase”

17 Shtator 2022, 19:01
Zgjerohet harta e luftës/ Përleshje në kufirin e këtyre dy shteteve që Rusia ka lidhje të ngushta, dhjetëra të vdekur
Kryesore

Zgjerohet harta e luftës/ Përleshje në kufirin e këtyre dy shteteve që Rusia ka lidhje të ngushta, dhjetëra të vdekur

17 Shtator 2022, 18:42
Dy të vrarë dhe 11 të plagosur nga bombardimet ruse në Donetsk
Rajoni dhe Bota

Dy të vrarë dhe 11 të plagosur nga bombardimet ruse në Donetsk

17 Shtator 2022, 18:18
Posti tjetër
FOTO/ Angela Martini më “përvëluese” se kurrë: Komshinjtë e mi po ankoheshin shumë sot

Erdhi në jetë nga një nënë zëvendësuese, Angela Martini: Djali qëndroi si embrion në ngrirje që në vitin 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit

FOTO/ Të gjitha të fshehtat e marrëdhënies së ndërlikuar mes Mbretëreshës Elizabeth dhe Princeshës Diana

Sulme me thikë në Kanada/ Të paktë 10 persona të vrarë, autorët ende në arrati! Autoritetet këshillojnë banorët të qëndrojnë në shtëpi

‘Bllokoi fillimin e negociatave’/ Bullgaria kritika Ramës: Sjellje e pahijshme e një kryeministri të një vendi kandidat për në BE

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr