E Dielë, Maj 29, 2022
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

Paqe, një puç në Kremlin, ose një…/ Tre skenarët e mundshëm për luftën në Ukrainë

5 Prill 2022, 14:57
in Kryesore, Rajoni dhe Bota
Paqe, një puç në Kremlin, ose një…/ Tre skenarët e mundshëm për luftën në Ukrainë
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Si mund të përfundojë makthi që po përjetojmë çdo ditë? Nga strehimoret e errëta ndaj bombave që godasin pa pushim Mariupolin, deri tek korridoret e ajrosura të selisë së NATO-s, pyetja nuk është më pak urgjente apo më e paqartë sesa kur forcat ruse hynë në Ukrainë më 24 shkurt.

Njoftimi i Moskës pak ditë më parë, se do ta zhvendosë fokusin e saj nga Kievi në rajonin e Donbasit, dukej si një shenjë se presidenti Vladimir Putin po përgatitej të arrinte një fitore më modeste. Por ky spekulim u hodh poshtë shumë shpejt, ndërsa forcat e tij vazhduan bombardimet e tyre përreth kryeqytetit ukrainas.

Në kushtet kur fuqitë e NATO-s janë të vendosura në refuzimin e tyre për të ndërhyrë përkrah Ukrainës, zyrtarët perëndimorë po shohin gjithnjë e më shumë 3 skenarë, se si mund të përfundojë ky konflikt. Pavarësisht se cili skenar do të ndodhë – rrëzimi i Putinit, një zgjidhje e negociuar, apo një luftë e gjatë – e sigurt është se nuk ka më rikthim në rendin e vjetër.

Largimi i Putinit nga pushteti

“Për hir të Zotit, ky njeri s’mund të qëndrojë në pushtet!”. Në deklaratën e bujshme të dëgjuar në mbarë botën, presidenti i SHBA-së Joe Biden tha atë që kanë menduar shumë privatisht udhëheqës perëndimorë. Ata nuk e kuptojnë atë që ka në kokë Putin, janë të lodhur nga kërcënimet e tij bërthamore, dhe nuk i besojnë asnjë fjale që thotë.

“I motivuar nga ideologjia, Putin nuk është një lloj mendimtari që bën analizën kosto-përfitim”- deklaroi ish-ambasadori i SHBA në Moskë, Michael McFaul. Kjo do të thotë se Perëndimi nuk mund të kishte bërë shumë për ta penguar Putinin nga zgjedhja e kësaj lufte, apo për ta bindur t’i japë fund asaj.

Prandaj, Uashingtoni dhe Londra po ëndërrojnë se si mund të duket një botë pas Putinit.Sipas këtij këtë vizioni, rezistenca e Ukrainës (me ndihmën e mjaftueshme perëndimore për të shmangur përshkallëzimin), e mban Putinin të mbërthyer në një konflikt të gjatë.

Për të qëndruar në lojë, Putin duhet të rekrutojë gjithnjë e më shumë ushtarë. Këta të fundit kthehen në shtëpi në qese plastike, duke përfaqësuar një realitet të hidhur që nuk mund të fshihet dot nga makina e tij propagandistike.

Kjo tragjedi do t’i shtyjë nënat e ushtarëve të vrarë të dalin të protestojnë nëpër rrugë, siç bënë gjatë pushtimit të dështuar të Afganistanit nga Bashkimi Sovjetik.

Ndërkohë, ndëshkimi gjithnjë e më i madh i sanksioneve, mund ta shtyjë klasën e mesme ruse drejt radikalizmit. Përfundimisht, gjeneralët dhe agjentët sekretë rusë, shumë prej të cilëve janë në arrest shtëpiak, vendosin ta eleminojnë me helm Putinin. Grushti i shtetit përkon me protestat masive në rrugë, dhe nga revolucioni del në skenë një brez liderësh properëndimorë.

A do të ndodhë kështu vërtet? Hera e fundit që rusët përmbysën papritur liderin e tyre ishte në vitin 1917. Duke pasur parasysh mungesën e një opozite të organizuar, nuk ka asnjë garanci se një pasardhës i Putinit do të sillej ndryshe.

Le të arrijmë një marrëveshje

Presidenti francez Emmanuel Macron, mbetet i bindur se është ende e mundur arritja e një marrëveshje për paqe. Konturet e një zgjidhjeje të mundshme të konfliktit ndryshojnë shumë, dhe nuk ka asnjë qartësi se sa lëshime mund të pranojë Perëndimi mbi Ukrainën, apo edhe vetë populli ukrainas.

Vendet e Evropës Perëndimore janë shumë të motivuara që t’i rikthehen normalitetit ekonomik. Midis shenjave se efekti i sanksioneve po zbehet, sanksionet do të duhet të bëhen më të ashpra, dhe kjo nuk e dëmton vetëm Rusinë.

Për shembull, rritja e kostove të jetesës, duket se do të jetë kërcënimi më i madh për rizgjedhjen e Macron në zgjedhjet presidenciale të këtij muaji. Ndërkohë në Gjermani, kancelari Olaf Scholz, paralajmëroi se shmangia e naftës dhe gazit rus do të shkaktonte një recesion.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka pranuar mos-anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Por ndërkohë Putin mund të jetë në gjendje të aneksojë disa territore si për shembull Krimenë dhe Donbasin pa kontestime të mëtejshme të Kievit, në këmbim të tërheqjes nga pjesa tjetër e vendit.

A mund të arrihet kjo? Putin ka shkelur thuajse çdo premtim që ka bërë gjatë muajit të kaluar, qoftë për tërheqjen nga Kievi apo lejimin e korridoreve humanitare nga Mariupol. “Mendoj se Putinit nuk i duhet besuar”- tha të mërkurën kryeministri britanik Boris Johnson, teksa vuri në dyshim vlerën e negociatave të Macron me Kremlinin.

Edhe nëse Putin i përmbahet një marrëveshjeje, çdo arritje përmes dhunës së paprovokuar, e dëmton thellësisht rendin kombëtar të bazuar në rregulla. Putini mund ta shohë atë si një ftesë për të tentuar sërish pushtimin e një vendi fqinj, dhe këtë herë ai mund të jetë më i përgatitur.

Pa një përfundim të qartë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes, vlerëson se konflikti mund të vazhdojë për një dekadë. Në fakt, s’ka asnjë shenjë se secila palë do jetë së shpejti gati për negociata serioze. Zelensky po refuzon që të shprehet për ndonjë lëshim territorial, derisa rusët t’i kthejnë trupat në pozicionet e para 24 shkurtit.

Edhe lëshimi i tij i mundshëm – neutraliteti i fiksuar në kushtetutë i Ukrainës – kërkon një referendum kushtetues që është e pamundur të organizohet në kushte lufte. Ndërkohë sipas shërbimeve sekrete perëndimore, Putini as nuk e di se sa keq po i shkojnë gjërat.

Këshilltarët po ia fshehin të vërtetën. Efekti i zbehtë i sanksioneve në Rusi, e forcon për momentin vendosmërinë e Moskës në linjën aktuale, ndjesa liderët perëndimorë po tregojnë një ngurrim në rritje për të shtuar vështirësitë ekonomike për votuesit e tyre.

Konflikti i vazhdueshëm ushtarak, mund të nisë duket si një “Siri” në Evropën Lindore. NATO qëndron e vendosur dhe e bashkuar në refuzimin e saj për të vendosur trupa tokësore në Ukrainë, apo për të ndërmarrë sulme ajrore ndaj rusëve.

Pavarësisht pasionit dhe disiplinës së tyre, ukrainasit janë shumë të shpërndarë duke mbrojtur Kievin dhe pikat e tjera kyçe, për të nisur një kundërofensivë të vërtetë. Ndërsa rusët po arrijnë të marrin qytetet ukrainase, shpresa më e mirë e forcave ukrainase do të jetë përdorimi i teknikave guerile, për të penguar që një operacion ushtarak të bëhet realitet politik.

Pa shumë shpresë për të mbajtur të pushtuar Ukrainën, Putini po zgjedh shkatërrimin e saj sistematik, duke e bërë shumë të lartë koston e rindërtimit të vendiy. NATO po qëndron jashtë konfliktit për të shmangur një Luftë të Tretë Botërore. Por një luftë e zgjatur ka pasoja globale.

Refugjatët ukrainas që vërshojnë në Perëndim nuk do të mund të rikthehen në shtëpitë e tyre. Dhe s’do të jenë të vetmit. Njerëzit nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia Qendrore të rrezikuar nga ekonomia ruse në rënie dhe nga eksportet e ndaluara të ushqimit, do ta rikthenin migrimin si një çështje akute për demokracitë perëndimore./

Posti Mëparshëm

‘Shyqyr që erdhi kjo ditë për vajzat shqiptare që bëjnë dashuri’/ Gjyshja e konkurrentes në TV: Ne martoheshim që 13 vjeç

Posti tjetër

Bukuria që kërkon të vrasë/ Kërcënimi i motrës së Kim Jong Un: Do godasim Korenë e Jugut me armë bërthamore nëse…

Të Ngjashme

I shtruar në një spital në Gjermani, ndërron jetë ish-Presidenti Bujar Nishani
Kryesore

Nga ushtria në Presidencë, kush ishte “Skënderbegasi” Bujar Nishani

28 Maj 2022, 14:57
I shtruar në një spital në Gjermani, ndërron jetë ish-Presidenti Bujar Nishani
Kryesore

I shtruar në një spital në Gjermani, ndërron jetë ish-Presidenti Bujar Nishani

28 Maj 2022, 14:38
Emrat e tyre dolën pas dëshmive tronditëse të Dumanit/ SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 ‘bosët’ e njohur të krimit, shkresat i përcillen Interpolit
Kryesore

Emrat e tyre dolën pas dëshmive tronditëse të Dumanit/ SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 ‘bosët’ e njohur të krimit, shkresat i përcillen Interpolit

28 Maj 2022, 14:14
Posti tjetër
FOTO dramatike nga lufta në Ukrainë/ Një funeral me pak veta dhe një varrezë masive pranë kishës

Bukuria që kërkon të vrasë/ Kërcënimi i motrës së Kim Jong Un: Do godasim Korenë e Jugut me armë bërthamore nëse…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

Cilat janë kushtet e Erdogan për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO?

“Përfundoni pikërisht aty ku keni filluar. Ku jeni?” Pyetja e famshme që bën Elon Musk në çdo intervistë para se të punësojë dikë

“Burri nuk e ka për borxh të pyesë bashkëshorten e parë, për të marrë grua të dytë”- Habit Hoxha shqiptar me deklaratën: S’ka të drejtë ndahet! Ja kushtet që duhet tu plotësojë ai

Pentagoni: UFO-t kanë pasur kontakte seksuale me ‘dëshmitarë’ dhe kanë lënë gra shtatzënë

“Strofulla” në Fier u zbulua pas “Far West-it” në Elbasan/ Ja si ra policia në gjurmët e killerit Dumani

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr