Ashpërsia e sulmit rus në Ukrainë duket se ka qenë tepër e madhe. Mediat e huaja shkruajnë se në fshatin Husarivka të Kharkivit, është ngritur një dhomë torture, në të cilat, digjen për së gjalli gra e fëmijë.
Kjo është raportuar nga policia ukrainase nëpërmjet një postimi në rrjete sociale. Pasi ukrainasit rimorën kontrollin e zonës, dokumentuan “dhomën furrë” që përdorej për eliminimin e civilëve.
Sipas hetimeve, këqyrja e trupave zbuloi gjurmë të abuzimit dhe torturës së zgjatur: “Njerëzit u dogjën të gjallë. Një fëmijë u torturua”, është shënuar në raportin e policisë.
Vlen të përmendet, se rusët kanë shkaktuar masakër në Bucha, ku në një varr masiv u gjetën trupat e 400 civilëve. Po ashtu, pretendohet nga autoritetet se masakër të ngjashme është zhvilluar edhe në qytete të tjera të vendit.