Zëdhënësi i ministrisë ruse të mbrojtjes, Igor Konashenkov, akuzoi Kievin se “përgatiste një provokim për të akuzuar Rusinë për masakrën në Irpin”.
“Oficerët e Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës po planifikojnë të marrin trupat e banorëve lokalë të vrarë nga bombardimet në Kiev nga morgu i spitalit të qytetit në rrugën Polevoy për ti dërguar në bodrumin e një prej ndërtesave në periferi të Irpin.
Më pas do të ndodhë inskenimi me të shtëna dhe shkatërrimi i gjoja ‘grupit të inteligjencës ruse’, të cilët mbërritën në Irpin ‘për të vrarë dëshmitarët rusë të krimeve të luftës‘”, tha zëdhënësi.