Gazetari Alec Luhn ka shpërndarë një video prej tre sekondash që pretendon se është momenti kur anija luftarake Moskva përfshihet nga flakët përpara se të fundoset në det.
“Videoja e fundit e anijes Moskva para se të fundosej, nëse fotot e postuara mbrëmë janë të sakta”, shkruan gazetari në Twitter.
Moskva ishte pjesë e rëndësishme e strategjisë detare të Rusisë në Ukrainë – një anije luftarake me 510 persona ekuipazh, e cila ishte e treta më e madhe në flotën aktive të Moskës, e armatosur me një sërë armësh kundër anijeve dhe nëndetëseve.
Pra, kur Ukraina tha se kishte fundosur luftanijen Moskva duke përdorur raketat e saj Neptun, lajmi u pa si një fitore shumë e rëndësishme simbolikisht,.
Por Rusia dha një version tjetër të ngjarjeve. Moska pretendon se shpërthimi i një municioni në bord bëri që anija të mbytej, teksa po tërhiqej për në port.