E Martë, Qershor 6, 2023
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

Sëmundja afrikane godet Europën, Anglia, Spanja dhe Portugalia në alarm

18 Maj 2022, 19:53
in Kryesore, Rajoni dhe Bota
Sëmundja afrikane godet Europën, Anglia, Spanja dhe Portugalia në alarm
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Europa po përballet më përhapjen e një sëmundje të re. Bëhet fjalë për “Monkeypox”, ose ndryshe Lija e Majmunëve. Lija e majmunëve është zbuluar në Portugali dhe Spanjë në atë që mund të jetë shpërthimi i parë global i sëmundjes së rrallë, shkruan Daily Mail.

Spanja po monitoron 8 burra që besohet se janë infektuar me linë e majmunëve.  Të tetë burrat që janë infektuar janë homoseksualë ose biseksualë, sipas mediave lokale. 5 burra kanë rezultuar pozitivë në Portugali dhe të paktën 15 raste dyshohen se janë të infektuar me virus sipas autoriteteve të vendit.

Të infektuarit janë të meshkujt të rinj, por ende nuk dihet se si  janë infektuar me virus.

Deri me tani, personat që ishin të infektuar me linë e majmunëve ishin persona që kishin udhëtuar jashtë apo nga të afërm që ishin kthyer nga vendet e Afrikës, ku virusi tashmë është bërë endemik.

Por ekspertët tani kanë frikë se po përhapet më gjerësisht për herë të parë, pasi shtatë britanikë u diagnostikuan me sëmundjen e rrallë gjatë dy javëve të fundit. Gjashtë prej tyre duket se janë infektuar në Mbretërinë e Bashkuar, raporton abcnews.al.

Dr Simon Clarke, një mikrobiolog në Universitetin e Reading, tha për MailOnline se dyshon se rastet në Mbretërinë e Bashkuar besohet se janë më dhjetëra. Por ai këmbënguli se sëmundja nuk do të përhapet si Covid, duke shtuar: “Do të habitesha nëse do të regjistroheshin më shumë se 100 raste në Britani”.

Rajonet në të gjithë Spanjën janë vënë në alarm pas njoftimit të tetë rasteve të dyshuara në Madrid. Pritet ende konfirmimi nga Qendra Kombëtare e Mikrobiologjisë, por shefat e shëndetësisë  kanë paralajmëruar të tregojnë kujdes.

Fernando Simón, një mjek tha se “nuk ka të ngjarë që lija e majmunëve të përhapet masivisht por gjithsesi nuk duhet ta përjashtojmë si mundësi. Spanja u ka bërë thirrje komuniteteve që të njoftojnë shërbimet shëndetësore publike ‘urgjentisht’ për pacientët me simptoma.

Ai tha se tani është e nevojshme të merren masa ekstreme dhe të hetohen të gjitha hipotezat për rrugët e infektimit. Sipas tij, shumica e rasteve u zbuluan në Qendrën Shëndetësore Sandoval në kryeqytet, një klinikë IST.

Transmetuesi spanjoll RTVE tha se të tetë pacientët ishin homoseksuale. Ndërkohë, rastet e dyshuara në Portugali u zbuluan të gjitha në rajonin e Lisbonës dhe Luginës së Tagus.

Ministria e Shëndetësisë e Portugalisë ka lëshuar një paralajmërim duke u kërkuar njerëzve që kanë simptoma si skuqje apo flluska  që të kontrollohen.

Kur shfaqen këto simptoma, duhet të shmangen në mënyrë urgjente kontaktet me të tjerët. Ekspertët shëndetësorë që hetojnë shpërthimin e ri të lisë së majmunëve në Britani besojnë se virusi mund të transmetohet seksualisht.

Mendohej se lija e majmunëve mund të transmetohej vetëm përmes kontaktit të ngushtë si lëngjet e trupit, piklat e frymëmarrjes dhe lezionet. Megjithatë, përqindja e lartë e rasteve në shpërthimin aktual në Angli që janë homoseksualë ose biseksualë (4/7, 57%) është shumë shqetësuese.

Një deri në 10 persona mund të vdesin nga lija e majmunëve. Simptomat fillestare përfshijnë ethe, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, dhimbje shpine, ënjtje të nyjeve limfatike, të dridhura dhe rraskapitje.

Një nga simptomat e tjera është skuqja, e cila fillon të përhapet fillimisht në fytyrë dhe më pas në pjesë të tjera të trupit duke përfshirë organet gjenitale. Skuqja ndryshon dhe kalon nëpër faza të ndryshme dhe mund të duket si lija e dhenve ose sifilizi, raporton abcnews.al.

Lija e majmunëve u zbulua për herë të parë kur një shpërthim i një sëmundjeje të ngjashme me linë ndodhi te majmunët që përdoreshin për studime në vitin 1958. Rasti i parë i njeriut u regjistrua në vitin 1970 në Republikën Demokratike të Kongos dhe infeksioni është raportuar në një numër vendesh të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore që atëherë.

Vetëm një pjesë e vogël e rasteve janë raportuar jashtë Afrikës.

Sa vdekjeprurëse është?

Lija e majmunit mund të kalohet lehtë, me shumicën e pacientëve që shërohen brenda pak javësh pa pasur nevojë trajtim. Megjithatë, sëmundja mund të jetë fatale. Lija e majmunëve vret deri në 10 për qind të njerëzve të infektuar.

Megjithatë, shkalla e vdekshmërisë është më afër një në 100 – e ngjashme me atë kur Covid u përhap për herë të parë. Të gjitha rastet në Mbretërinë e Bashkuar ishin të infekttuar me llojin e virusit të Afrikës Perëndimore, i cili është i lehtë në krahasim me llojin e Afrikës Qendrore.

A ka ndonjë kurë?

Nuk ka trajtime specifike të disponueshme për linë e majmunëve. Megjithatë, për shkak se virusi i lisë së majmunit është i lidhur ngushtë me virusin që shkakton linë, injeksionet për linë mund t’i mbrojnë njerëzit gjithashtu nga sëmundja e lisë së majmunit.

Një vaksinë, Jynneos, e njohur gjithashtu si Imvamune ose Imvanex, është licencuar në SHBA për të parandaluar linë e majmunëve, por  nuk është e aprovuar në Mbretërinë e Bashkuar. Vaksina rezultoi reth 85 për qind efektive në parandalimin e lisë së majmunëve.

Antiviralët dhe gjaku nga individë të vaksinuar kundër lisë mund të përdoren për të trajtuar rastet e rënda.

Posti Mëparshëm

“Do t’u këputja pjesë të veshit çdo ditë”/ Nëna ruse urren fëmijët ukrainas: Do u thoja vdisni, vuani

Posti tjetër

Von der Leyen: BE do të miratojë rreth 300 miliardë euro për të ndihmuar Europën të heqë dorë nga energjia ruse

Të Ngjashme

Përmbytet anija me 400 emigrantë në ujërat e Greqisë/ Kapiteni braktis mjetin e lundrimit
Kryesore

Përmbytet anija me 400 emigrantë në ujërat e Greqisë/ Kapiteni braktis mjetin e lundrimit

10 Prill 2023, 4:31
Franca në flakë nga protestat, ministrja pozon për Playboy
Kryesore

Franca në flakë nga protestat, ministrja pozon për Playboy

10 Prill 2023, 4:22
Pse xhamia Al-Aksa është një pikë e nxehtë në konfliktin Izrael-Palestinë?
Kryesore

Pse xhamia Al-Aksa është një pikë e nxehtë në konfliktin Izrael-Palestinë?

10 Prill 2023, 4:20
Posti tjetër
Von der Leyen: Nisja e bisedimeve me Tiranën e Shkupin brenda vitit

Von der Leyen: BE do të miratojë rreth 300 miliardë euro për të ndihmuar Europën të heqë dorë nga energjia ruse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

FOTO/ Kush është njeriu që ka “stresuar” miliarderët e botës, Elon Musk, Bill Gates e Jeff Bezos

FOTO/ Shkëmbi i kuq që “ngrihet nga hiçi” dhe ishulli Kangur, dy vendet që duhet t’i vizitoni patjetër

Rusia akuzon zyrtarisht gazetarin amerikan për spiunazh

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr